Vasili: Maxhoranca po tenton për votim të njëanshëm. Nëse Reforma Zgjedhore miratohet pa opozitën, është nul

Hënë, 11 May 2020 13:00

“Nëse maxhoranca nuk përfshin opozitën në miratimin e reformës zgjedhore, ajo do të jetë nul.”. Kështu deklaroi nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim për mediat Vasilia akuzoi maxhorancën se ajo po tenton që të shkojë drejt një votimi të njëanshëm të kësaj reforme, që është dhe një nga kushtet për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Sipas Vasilit, miratimi i kësaj reforme vetëm nga PS-ja do të thellonte akoma më shumë krizën politike por dhe sociale në vend.

“Sa i takon propozimeve, çdo tendencë nga ana e maxhorancës, me gojën e Gjiknuri, për të akumuluar pafundësisht çështje që nuk marrin zgjidhje, është pjesë e strategjisë për të vënë situatën para faktit të kryer dhe për të miratuar në mënyrë të njëanshme. Këtij konsensualiteti nuk i është bërë asnjë shërbim nga maxhoranca, pasi nuk i është bërë asnjë përpjekje për diskutim. Maxhoranca duhet të heqë njëherë e përgjithmonë dorë nga iluzioni për të miratuar me vota imagjinare apo të blera. Do thellonte në ekstrem krizën politike, që është akoma më e rënduar në situatën e pandemisë që kaluam. Do të krijonte qorrsokak që do të ishte i rëndë për vendin dhe do të rëndonte një situatë që është e vështirë për shkak të pandemisë. Të gjitha taksicizmat për të shtruar në tryezë çështje të tjera, është tendencë që mos t’u jepet përgjigje atyre çështjeve që janë. Të gjitha draftet e opozitës ezaurojnë çështjen e OSBE/OHDIR. Fjala ekspert që ka përdorur zoti Gjiknuri, nuk ka pasur aspak fjalën për ekspert të opozitës. Ata nuk kanë qenë pjesë e lojërave. Sot është momenti që të gjitha gjerat janë në tavolinë. Duhet të themi qartë; ‘po’ dhe ‘jo’ për këto çështje. Kjo është një reformë nul nëse është pa opozitën. Është me tepër se nul, pasi është kthim pas. Ajo do të ishte e detyruar që të përballej me konsekuenca në planin e përbashkët.”, tha Vasili.

Modifikuar më Hënë, 11 May 2020 13:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...