Punonjësit e një fasonerie janë ngritur këtë mëngjes për të protestuar në Vlorë.
Janë rreth 250 punonjës që protestojnë. Ata kërkojnë “pagën e luftës”, pasi kanë kaluar shumë javë dhe ende nuk e kanë marrë.
Punonjësit janë shprehur se pronari u ka pohuar që nuk u takon “paga e luftës”, ndërsa ato paralajmërojnë se do vazhdojnë protestën.
“Na kanë thënë që nuk ju takon paga e luftës. Kemi 2 vite e gjysmë që punojmë këtu. Pronari na tha nuk ju takon paga e luftës. Ne do vazhdojmë protestën”, shprehet një punonjëse.