Teatri Kombëtar/ Budina: Veliaj ilegjitim, përdor pandeminë për interesin e tij

Tuesday, 12 May 2020 17:05

Një ditë pas intervistës së Erion Veliaj në Syri TV, aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina, nga e njëjta studio i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Tiranës, por edhe ka qartësuar publikun mbi atë çfarë po ndodh.

Sipas Budinës, Europa i detyroi të kthehen pas, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka humbur dy beteja për Teatrin.

 

“Europa i pushkatoi, i detyroi të kthehen pas. Ne nuk ndjehemi fare të rrezikuar. Në luftë e sipër kuptuam se nuk na mjaftonin mjetet kulturore. Pa mjete politike nuk mund të bënim gjë. Jemi Aleanca për Teatrin, por duhet bërë Aleanca për të drejtën. Ne na mungon Aleanca për të drejtën. Këtu njerëzit bëhen palë me të keqen.

Presidenca ia ka thënë. Ligji Special nuk ka rënë pasi nuk ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Veliaj që bën na akuzonte se bëjmë gjithollogun, bëri edhe gjithollogun, edhe lulishtollogun. Lufta bëhet me perceptimin publik për të justifikuar që ka të drejtë. Profesionistët e fushës duhet të dalin e ti çjerrin maskën pushtetit.

Ky njeri nuk është kryetar bashkie pasi presidenti nuk i njohu zgjedhjet lokale. Ky është legjitim dhe përdor pandeminë për interesin e tij. Po flasim për ins kombëtar, që kërkon ta kalojë pushtetit lokal. Ne që këtu i kemi rrëzuar. Ky bie direkt me nenin tre të Kushtetutës", tha ndër të tjera Budina në intervistën e tij për "Edicioni i Pasdites" në Syri TV.

 
 

Login to post comments