Kanabizim dhe Dvoranizim!

Tuesday, 12 May 2020 19:40

Çdo popull ka periudhat e veta te erreta ne histori por, keto vitet e sektit te Rilindjes ne pushtet per Shqiperine do te mbahet mend si nje periudhe e erret , do te mbahet mend per nje varferim te metejshem dhe ekstrem te shqiptareve ne koherat moderne, do te mbahet mend per marrjen e lirise se qytetareve dhe te dinjitetit te tyre se varferia dhe skamja kete pasoje ka , do te mbahet mend per çmontimin e vlerave ne cdo fushe te jetes dhe ngritjen ne piedestal te antivlerave.
Deri tani besoj qe ne keto rreshta dallohet nje fare ngjashmerie me periudhen e atit shpirteror te Edi Rames.
Do te mbahet mend per bashkepunimin nga nivelet me te larta te politikes se Rilindjes e deri ne nivelet me te uleta, me krimin e organizuar . Ne 7 vite u dha shqiptareve fjale e vetem fjale;propagande pafund , vjedhje e ngritur ne sistem jo vetem nepermjet skemes se koncesioneve. Do te mbahet mend per tonelatat e droges , kontenieret me droge , kthimin e Shqiperise ne nje baze te rendesishme te kalimit te kokaines dhe heroines me kopertura qe shtetit ju bente grupeve kriminale deri ne fikjet e radareve dhe pse jemi vend antar i NATO-s, do te mbahet mend sesi ministrii brendshem i jep makinen grupeve kriminale per te transportuar droge , do te mbahet mend per arrogancen , fyerjen, poshterimin qe i beri ketij populli. Do te mbahet mend per Unazen e Re , per rruget e "florinjta" ku nje km Ben 20 million euro, do te mbahet mend per gazin qe helmoi qytetaret e vet , dhunen , burgosjet, kriminelet e droges denohen me sherbim prove kurse qytetaret qe protestojne per shtepite dhe buken e femijeve arrestohen dhe mbahen ne qeli ose varin veten aty se nuk kane para te paguajne energjine elektrike.
Por per te gjitha keto u duhej nje sistem drejtesie teresisht nen kontroll dhe figura pa shtylle kurrizore qe te ekzekutonin urdherat e Rilindjes.
Per te gjitha keto u duhej nje ushtri me Dvoran . Dhe pasi gjeten nje model si Ardian Dvorani, nje kapterr i bindur i Rilindjes , duhej patjeter edhe e ashtuquajtura reforme dhe cdo levizje ne emer te saj te shkonte ne funksion te Dvoranizimit te sistemit. Dihen hapat e shemtuar te vetingut , standartet e dyfishta te tij dhe ishte ai pseudo-veting qe prodhoi Ardian Dvorani por akti me i turpshem ishte pergjigja e KLGJ per vjedhjet e zoterise ne sistem dhe mbajtjen e mandatit te pajustifikuar.
Ajo pergjigje e turpshme se do ti drejtohej Euraliusit ,do te bente mire te permblidhte edhe disa shoqata te tjera qe ndoshta kishin ndonje mendim per ceshtjen si shoqata e peshkatareve, gjuetareve etj; Njerezit e se ciles jane shume me elitare dhe te pergjegjshem se te gjithe ata bashke ne KLGJ.
Por kryetari i sektit te Rilindjes pasi mbaroi me shpopullimin ,varferimin ekstrem duhet te perligji miqte e tij trafikante dhe vjedhjet e votave nepermjet droges me Ardian Dvoranet qe ka gjetur. Prandaj dhe Dvoranizimi i drejtesise eshte nje proceses i rendesishem per te, po kur do te mbrosh te keqesh behesh mjeran ,patetik,i barabarte me te keqen qe po mbron dhe sa me gjeme madhe eshte ajo aq me i madh eshte krimi. Por po kaq e forte dhe njekohesisht e shenjte eshte lufta dhe qendrimi i Presidentit te Republikes ,po kaq i forte edhe qendrimi yne.

Modifikuar më Tuesday, 12 May 2020 19:41
Login to post comments