Rama: Nuk shoh oligarkë/ Batuta e ish-ministrit: Janë shtuar aq shumë sa nuk i sheh as SPAK

Tuesday, 12 May 2020 18:17

Është një hapësirë e lirë dhe secili mund të thotë mendimin e tij. Unë i mbetem asaj që kam thënë, jo sepse e kam thënë unë, por sepse e besoj edhe sot. Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton të referohemi te termi dhe të nxjerrim përfundime. Nuk kam njohur asnjë person deri më sot që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe qasja jonë në raport me interesat e vendit. Është një term që përdoret në mënyrë të gabuar. Këtu ka një grup personash që janë pasuruar ndër vite dhe me ardhjen tonë në qeveri nisën t’i paguajnë më shumë taksa shtetit”.

Kjo është një pjesë nga deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama, i cili në një komunikim me gazetarët mohoi prezencën e oligarkëve në Shqipëri.

 

Por ndryshe mendon ish ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, i cili shprehet se Shqipëria ka oligarkë, madje më shumë se ndonjëherë, madje ka aq sa ndikojnë në vendimmarjen e politikanëve.

 
 

“Kurrë s´ka qenë më keq, këtu kemi njerëz që pasurohen, marriin tendera dhe ndikojnë te politika. Mungon Fair Play”, tha Solis në studion e Abcneës.

 
 

Solis tha se këtu kemi oferta të pakërkuara, ka influenca të tmerrshme, të cilat do të dalin më vonë.

“Kemi njerëz që marrin pjesë dhe shpallen fitues në gara të pabarabarta, që më pas influencojnë”, tha Solis.

Sipas tij, reforma në drejtësi, është e zvarritur, Ardian Dvorani duhej të ikte, sepse është bërë si magazinierët, ndërsa SPAK nuk shikon këto gjërat e mëdha, por rri shikon gjërat me mikroskop.

Ish-ministri tha se në sistemin politik shqiptar populli voton numrat, ndërsa emrat i caktojnë kryetarët e partive.

“Duhet një ndryshim sistemi, absolutisht duhet të kthehet sistemi mazhoritar që të votohen emrat dhe jo numrat”, tha Solis.

Login to post comments