Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se për 7 vite me radhës, Ramavirusi siç e cilëson ai ka gërryer ekonominë dhe shëndetësinë e shqiptarëve
Sipas tij, kriza aktuale e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë.
Postimi në Twitter i kryetarit Basha:
Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. CORONAVIRUSI vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve.