Ish-deputeti i PD dhe pjesë e grupit të punës së opozitës për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se administrata zgjedhore duhet të jetë krejtësisht politike dhe se Kolegji Zgjedhor do behet vetem me gjyqtaret qe ka perzgjedhur ai me vetingun e tij.
Përmes një reagimi në Facebook, Bylykbashishprehet se, është shejtani që duhet yshtur dhe përzënë nga zgjedhjet.
Postimi i plotë:
Kur Shejtani predikon Ungjillin
Paska dale Kryeministri Rama e paska vene perseri nga ato "vijat e kuqe" per Reformen Zgjedhore. Na thoshka se nuk diskutohet qe administrata zgjedhore do jete krejtesisht jopolitke dhe se Kolegji Zgjedhor do behet vetem me gjyqtaret qe ka perzgjedhur ai me vetingun e tij.
Flet pikerisht ai qe degradoi komisionet zgjedhore ne çeta bashibozukesh politike me 30 qershor 2019. Rama na propozoka komisione me anetare nga administrate publike si gjoja te pavarur kur ODIHR rekomandon depolitizim te ADMINISTRATES PUBLIKE. Pa u depolitizuar administrata publike, ky propozim do te thote kapje e komsioneve zgjedhore nga Rama. Kerkoka edhe qe Kolegjin Zgjedhor ta kete si vule ne xhepin e tij per te vulosur manipulimet e administrates se kapur nga qeveria.
Rama eshte shejtani qe duhet yshtur dhe perzene nga zgjedhjet! Keshtuqe ato vijat e kuqe do te fshihen me gome si here tjeter.