Një ministër që nuk "di asgjë" cfarë bëhet në ministrinë e tij

E mërkurë, 13 May 2020 15:15

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Opinion”, u pyet edhe për hartimin e ligjit antiKÇK. Gazetari Spartak Koka e pyeti Ministrin se cilët janë ekspertët e jashtëm që e kanë hartuar këtë ligj dhe cili është buxheti i alokuar për të paguar këta ekspertë për hartimin e këtij ligji.

Spartak Koka: Është hartuar një ligj për OFL-në, keni dijeni kush janë ekspertët të cilët e kanë hartuar këtë ligj zoti Ministër?

Sandër Lleshaj: Di që kanë punuar shumë ekspertë.

Spartak Koka: Ekspertë të Ministrisë, të Kryeministrisë, apo edhe të jashtëm?

Sandër Lleshaj: Ekspertë të ndryshëm, kanë qenë nga gjithë ministritë, nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, ekspertë ndërkombëtarë. Ligji e ka kaluar testin e vet.

Spartak Koka: Sa është buxheti që ka alokuar Kryeministria dhe Ministria e Brendshme për të paguar ekspertë privatë për hartimin e ligjit antiKÇK?

Sandër Lleshaj: Nuk kam të dhëna për pagesën, nuk besoj të ketë pasur pagesa për këtë punë.

Spartak Koka: Në dijeninë time dhe ftoj ta konfirmojmë së bashku një ditë tjetër, ose tani, janë paguar si këst i parë, 340 milionë lekë të vjetra, një kompanie ligjore të jashtme e cila ka asistuar në hartimin e këtij ligji dhe 66 milionë lekë të reja shkon vlera në total.

Sandër Lleshaj: Kur e ditke përse më pyet mua për këtë.

Spartak Koka: Unë po ju pyes për efekt transparence./tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...