“O i rraskapituri i Surrelit”, Neritan Licaj pas takimit me Bashën: Do ta mbrojmë. S’keni parë gjë akoma, është surprizë!

E Enjte, 14 May 2020 17:27

Aktori Neritan Licaj në një komunikim për mediat në lidhje me cështjen e Teatrit Kombëtar, pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, tha se godina e TK nuk mund të shkatërrohet nga uzurpatorët e popullit.

Licaj iu drejtua kryeministrit me shprehjen “I rraspakituri i Surrelit”, ndërsa tha se TK është ndërgjegja e kombit e prandaj do të mbrohet deri në fund.

“Nuk keni parë gjë. O i rraskapituri i Surrelit. Teatri Kombëtar është ndërgjegja e kombit. Teatri është flamuri kombëtar dhe unë poi u them se as ju e as ata s’kanë parë gjë akoma.

Nuk mund të poshtërohet kështu arti dhe kombi. TK është ndërgjegja e gjithësecilit e do ta mbrojmë deri në fund”, tha Licaj.

Login to post comments