Nga fashat orare te "paga e luftës"/Sonila Meço 10 pyetje për Ramën

E Enjte, 14 May 2020 20:24

Gazetarja dhe moderatorja e "Tempora" Sonila Meço i drejtohet me disa pyetje kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Meço shkruan se "në mungesë të një përgjigjeje për ftesën në studio, pas përsëritjes së ftesës publike në program, nga pamundësia e hapjes së linkut të programit nëpërmjet facebook-ut, Tempora i dërgoi këto pyetje kryeministrit".

"Pse vijon mbajtja e fashave orare pa një shpjegim shkencor dhe kush ka bërë propozimin për mbajtjen e orës 17.30 si kufirin e lirisë edhe pas hapjes së ekonomisë?", është një prej 10 pyetjeve që gazetarja i dërgon kryeministrit.

Postimi i plotë i Sonila Meço:

Në mungesë të një përgjigjeje për ftesën në studio, pas përsëritjes së ftesës publike në program, nga pamundësia e hapjes së linkut të programit nëpërmjet facebook-ut, Tempora i dërgoi këto pyetje kryeministrit:

1. Pse vijon mbajtja e fashave orare pa një shpjegim shkencor dhe kush ka bërë propozimin për mbajtjen e orës 17.30 si kufirin e lirisë edhe pas hapjes së ekonomisë?

2. Përse nuk merren masa të diferencuara për lëvizjen e kategorive më riskore dhe pse nuk lejohet shëtitja në respektim të distancës fizike pas orës 17.30 për të lehtësuar imunitetin e dobësuar nga qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë?

3. Nëse bizneset hapen, por kjo hapje nuk përkon me mundësinë e lëvizjes së lirë të njerëzve, lind dyshimi për efikasitetin e masës dhe qëllimin e fshehur se hapja e bizneseve ndërsa njerëzit rrinë mbyllur bëhet për t’i privuar ato nga ndihma financiare e shtetit. Pse mbahet kjo masë?

4. Pse nuk publikohet lista e plotë e personave që kanë përfituar pagën e luftës dhe sa para ka shpërndarë shteti për punojësit e bizneseve të mbyllura për shkak të pandemisë?

6. Pse “paga e luftës” destinohet vetëm për subjektet e mbyllura me urdhër nga qeveria, kur edhe ato që mbetën të hapura me urdhër kanë mbyllur aktivitetin për shkak të zinxhirit ekonomik, si furnitorë, apo nga mungesa e klientëve?

7. Pse fondi I garancisë sovrane duhet të përdoret me urdhër qeverie nga bizneset vetëm për pagat e punonjësve dhe jo për ruajtjen e qarkullimit dhe aktivitetit, për të mbrojtur rentabilitetin e ekonomisë?

8. Nëse sipas jush Shqipëria ka marrë masat më të forta shtrënguese, por efikase për parandalimin e përhapjes së covid-19, atëherë përse ka ofruar paketën më të vogël financiare krahasuar me vendet e rajonit, sic sugjeron lista e FMN-se?

9. Përse vajtja në plazhe në kushtet e rritjes së temperaturave duhet të kushtëzohet si lëvizja në zona të mbyllura dhe cili është plani I Shqiperisë për hapjen e turizmit, kur vendet e rajonit rrotull nesh tashmë e kanë shpallur prioritet të rëndësishëm?

10. Ndërsa studiot televizive të programeve të njohura në vende të ndryshme të botës, ku situata e pandemisë rezultoi shumë më e rëndë se në Shqipëri janë hapur, pse vijojnë të mbyllura në Shqipëri dhe cili është argumentimi shkencor për këtë?

P.S Në foto pamje nga programi Piazza Pulita në La7 me 4 persona në studio, duke respektuar distancat.

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...