Vendimi për Teatrin, reagon fort Komisionerja e BE për kulturën

Premte, 15 May 2020 11:56

Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të Erion Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar.

Me një postim në Twitter, Grabiel shkruan se para se të merret një vendim i pakthyeshëm për këtë pasuri kulturore, duhet që të ketë dialog të gjerë me ekspertët dhe shoqërinë civile.

‘Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë #kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana.

Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore’ shkruan Gabriel në postimin e saj në Twitter.

 
 

ImageImage

 
 
Login to post comments