Kryemadhi tregon pengun e Ramës dhe pse do ta shembë Teatrin.

Premte, 15 May 2020 13:08

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar arsyen sipas saj që kryeministri Edi Rama e urren Teatrin Kombëtar dhe do ta prishë me çdo kusht.

Sipas Kryemadhit, Rama është i paaftë në aktrim dhe kjo u pa në filmin e Ermal Mamaqit, duke shtruar se dëshiron që ta prishën teatrin sepse nuk është duartrokitur kurrë në një skenë madhështore, por është duartrokitur vetëm nga kriminelët.

“A e patë Ramën tek filmi i Ermal Mamait. Një aktrim shumë primitiv. Një aktrim mediokër. Aty tregoi edhe pasionin që kishte për artin dhe kjo është një nga arsyet që e ka urryer teatrin sepse nuk ka qenë kurrë pjesë e këtij tempulli. Gjithë jetën Rama është duartrokitur nga njerëzit që e kanë nënshtruar siç po bëjnë sot kriminelët”, tha Kryemadhi në një intervistë për News 24.

Login to post comments