Balliu:Teatri pronë e të gjithëve, do të qëndrojmë deri në fund përkrahë artistëve

Premte, 15 May 2020 13:44

Ish Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një intervistë për Abc News me gazetaren Juli Xhakoxhi është shprehur se teatri është pronë kombëtare dhe se ato do të jenë aty në mbështetje të artistëve dhe kësaj pasurie.

Balliu ndër të tjera ka theksuar se qeveria nuk e di historinë e vendit dhe prioriteti i saj është ta shkelë një gjë të tillë.

“Teatri është pronë e të gjithëve dhe jo e opozitës, këto i urrejnë artistët, intelektualët, gazetarët dhe historinë e teatrit. Për këto është hakmarrje ndaj intelektit, shtypit të lirë, historianëve dhe mbi të gjitha ka të bëjë me intelektin etij që është hakmarrja.

Teatri është pjesë e standartit të tyre për të vjedhur. Në planin e tyre ato kërkojnë të prishin teatrin dhe të ndërtojnë kulla me një teatër brenda dhe me qendra tregtare. Në projektin e tyre parashikohet që në një qendër tregtare të ndërtohet një teatër. Nëse do të flasim për një teatër të ri ska nevojë që të prishësh godinën e vetë. Teatri ka një histori shumë të madhe ai është bërë në 35’,” është shprehur Balliu.

Ndër të tjera nga studio e Abc News ai ka theksuar se opozita dhe mbëhstetësit e saj do të jenë në mbështjetje të aktorëve siç jemi në mbështetje të banorëve të Unazës së re.

Gjithahstu Balliu ka theksuar se me ardhjen në pushtet PD do të dëmshpërblejë banorët e Unazës së re po ashtu dhe artistët.

“Opozita ka qenë në mbështetje të qyetarëve, Basha vetë ka qenë në darkë dje dhe deri në orët e para të mëngjesit po ashtu dhe përfaqësuesit e PD-së që kanë qenë dhe do të jenë pranë artistëve njëlloj siç kemi bërë me Banorët e unazës.

Siç po i qëndrojmë marrëveshjes me banorët e Unazës, të cilët do të marrin shpërblimin për banesat e tyre nga Partia Demokratike kur të vijë në pushtet po ashtu dhe me artistët. Lulzim Basha kryeministri i ardhshëm për pak muajsh vjen dhe rrin në mbështje të pasurisë kombëtare me përfaqësuesit e vet dhe me mbëhstetësit. Do të qëndrojmë në ambjentet e Teatrit”, ka thënë ndër të tjera ish deputeti demokrat./abcnews.al

Modifikuar më Premte, 15 May 2020 13:52
Login to post comments