Ben Blushi, Drejtori i Përgjithshëm i TCH, shfaqet në një tjetër bashkëpunim fitimprurës me kryeministrin Edi Rama. Këtë radhë në pronat që Blushi dëshiron në Dardhë të Korçës e që i ka shtuar me mijëra metra të tjera falë Ramës - në kurriz të banorëve të zonës, problemin e të cilëve nuk e dëgjon dhe nuk e merr parasysh asnjë institucion shtetëror.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një dëshmi nga Dardha shoqëruar me video, për të cilën shpjegon qartë: “Arben Malavita nën akuza të rënda: Grabit me ndihmën e Edvinit, mijëra metër troje në Dardhë, bën ndërtim pa leje dhe sherr me banorët e Dardhës! Asnjëri nuk guxon të kontrollojë veprimtarinë e tij kriminale. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e dardharit dixhital!
Ben Blushi ndërtim pa leje në Dardhë?! Debate me banorët
Një denoncim është bërë nga një qytetar, ku duken disa persona që punojnë në shtëpinë e Ben Blushit në Dardhë. Ka pasur edhe një debat me banorët e zonës.
Mësohet se bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi është përplasur edhe me banorët për shkak të punimeve që po kryhen. Por, ajo që bie ne sy është fakti se pretendohet që ndërtimet po kryhen me leje, por Bashkia e Korçës ende nuk e ka konfirmuar ka apo jo leje.
Nga ana tjetër duket se punëtorët janë pa maska, pa mjete mbrojtëse, megjithëse jemi në një situatë Covid dhe masat duhet të jenë të larta. Por, siç e shikoni në video, punëtorët punojnë pa asnjë mjet mbrojtës. Toka është e tjetërkujt. Ky ia vjedh dhe e ndërton. Ky gjoja me legalizim po e ndërton. Ky ia vjedh dhe e ndërton. Ka hedhur për legalizim 2000 m katrorë, ndërkohë ligji lejon deri në 500 m.
Në Dardhë është ndaluar çdo ndërtim. Bën burg po të ndërtosh kotec për pulat atje vëlla. Të vjen ndërtimorja, urbanistika, inspektoriati i punës, ehu ehu. As e merr mundimin asnjë nga institucionet e shtetit të shkojë t’i verifikojë këtyre të shkretëve që ankohen, as polici i zonës nuk ju shkon se ka frikë.