Ramavirusi e keqja më e madhe'/Basha:Kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median

Premte, 15 May 2020 16:42

Për fasoneritë, në të cilat punojnë me qindra gra dhe vajza dhe që shpeshherë janë kthyer në raste të përhapjes së Koronavirusit, qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Por kur bëhet fjalë për media opozitare me të, qeveria merr masa të ashpra.

Emisioni Tempora i Sonila Meços në RTV Ora është gjobitur me 10 milionë lekë pasi në një prej puntatave të tij ka patur më shumë se një të ftuar.

Lidhur me këtë rast reagon edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili përmes një reagimi në Twitter shprehet kryeministri Rama është e keqja më e madhe e vendit.

"RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë", shkruan Basha në reagimin e tij në Twitter.

Modifikuar më Premte, 15 May 2020 17:08
Login to post comments