Nga Andi Bejtja
‘PER KTA TE PETICIONIT TE FUNDIT
Sapo, pashë një peticion të një pjese të aktorëve, (qëndrimet e të cileve në fakt kanë qenë të ditura botërisht) ku i kërkohet Presidentit, Opozitës që teatri ri të ndërtohet aty ku është i vjetri….
Ajo “Aty”, tingëllon aq fort, sidomos tani në këto momente, saqë ashtu si Pushteti, duket sikur më shumë dhe këtyre artistëve i intereson më shumë shembja, se rindërtimi….Nuk thonë të pakten, sa arriti të thote mbrëmë dhe Karlo Bolino, se “mund të shikohej mundësia të ndërtohej dhe një vend tjetër”. Nuk thanë të paktën aq sa tha Komisionerja e BE apo Ambasada Britanike që bënë thirrje për dialog…
Por, ‘Aty” dhe vetëm “Aty” të shembet dhe pikë. Në fakt, po ta shikojnë me vëmendje këtë peticion, do kuptojnë që në vetëvete është një peticion unik: me shumë peticion për “shëmbje”, se për “rindërtim”…Në këtë kohë kur Shqipërisë i kanë rënë brekët ekonomkisht, nuk thonë as të rikonkunstruktohet meqë Europa Nostra ka gjetur 80 përqind të lekëve, por jo “Aty” të shembet dhe pikë…
Kta mund të jenë aktore të Republikës të Shqipërisë, po për të qenë qytetarë të saj këto momente…boh vështirë…Nuk i paragjykoj, as për naïve as për bashkëpunëtorë, servilë të pushtetit…madje do i lehtësoj duke treguar një ngjarje që më ka ndodhur të jem dëshmitar dikur: një djalë që kishte nënën sëmurë, me një sëmundje të veçantë dhe e shpëtonte vetëm një operacion prej 80 mijë eurosh jashtë, pikërisht, në këto shkoi pikërisht aty, mu aty në banke dhe mori 80 mijë euro kredi për të blerë një Benc Mercedez…’