Legalizimi i kanabisit/Media amerikane: Si po planifikon Rama të pengojë Integrimin e Shqipërisë në BE.

Saturday, 16 May 2020 12:02

Nga Francesca Norton, Citizen Truth
Ndërsa Bashkimi Evropian vendosi pesëmbëdhjetë kushte për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, në vend që të punojë për plotësimin e atyre kushteve, kryeministri shqiptar Edi Rama së fundmi propozoi planin e legalizimit të kultivimit të kanabisit.

Shqiptarët janë të zemëruar dhe të revoltuar sepse për ta anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një ëndërr e kahershme, dhe trokitja në portën e Brukselit me një plan kanabisi është nisma më e keqe që ata kanë imagjinuar ndonjëherë.

Shqipëria njihet në vitet e fundit si Kolumbia e Evropës. Që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, i gjithë territori i vendit u mbulua me kanabis dhe i gjithë sektori i bujqësisë ishte i përfshirë në kultivimin e paligjshëm të drogave. Të ardhurat nga një aktivitet i tillë vlerësohet të jenë 4 miliardë euro, gati gjysma e PBB-së së vendit.

Me një sasi kaq të madhe parash, ekonomia nuk u rrit dhe njerëzit e zakonshëm nuk përfituan, përkundrazi, ato para u përdorën për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet, forcuar bashkëpunimin midis qeverisë dhe grupeve kriminale, minuan policinë e shtetit e cila në fakt u përfshi në mënyrë të drejtpërdrejtë në atë proces, dhe privoi vendin në rrugëtimin e tij të integrimit evropian.

Në aspektin e integrimit në BE, Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë me shpejtësi. Por kjo nuk është aspak e lehtë. Qeveria Rama duket se nuk e ka për qëllim të përparojë në procesin e integrimit.

Pesëmbëdhjetë kushtet e vendosura nga BE janë të vështira dhe japin një mesazh të fortë. Për t’i përmbushur ato, nevojitet një transformim real dhe total i institucioneve të Shqipërisë.

Sistemi i drejtësisë duhet të jetë funksional dhe të drejtohet nga sundimi i ligjit dhe të mos kontrollohet nga Kryeministri. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë që kanë qenë jo funksionale për tre vjet duhet të punojnë. Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ajo duhet të zbatohet në zgjedhje demokratike qendrore dhe lokale. Lufta kundër korrupsionit në nivele të larta duhet të zbatohet për shkak të faktit se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë. Lufta kundër krimit të organizuar duhet të ndërmerret. Çështje të tjera përfshijnë median e lirë, mbrojtjen e pakicave kombëtare, avancimin e procesit të regjistrimit të pronave, reformën në administratën publike, etj.

Që nga vënia e këtyre kushteve nga Këshilli, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i adresuar këto çështje, përkundrazi, reforma zgjedhore po vonohet me qëllim, korrupsioni ka vazhduar si zakonisht, dhe përpjekjet për të kapur gjyqësorin kanë qenë më të forta se kurrë.

Përmbushja e pesëmbëdhjetë kushteve do të thotë që Edi Rama do të realizojë largimin e tij nga froni i pushtetit sepse qeveria e tij e korruptuar nuk mund të luftojë veten. Një ekzekutiv që erdhi në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar nuk mund të luftojë krimin. Një parti që zhvilloi zgjedhje pa asnjë kundërshtar, e cila aktualisht kontrollon 100% të pushtetit qendror dhe lokal, dhe 100% të këshillave në të gjitha bashkitë nuk është e interesuar të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Sundimi i ligjit në Shqipëri do të sillte burgosjen e të gjithë zyrtarëve të nivelit të lartë në qeverinë e Ramës kështu që kapja totale e shtetit dhe kapja e sistemit të drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, do të ishte rrjetë shpëtimi për Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij edhe pasi ai nuk do të jetë më në pushtet.

Në një situatë kaq të rëndë, me ekonominë në gërmadhë për shkak të politikave të tij dhe së fundmi nga pandemia e COVID-19, me kushte kaq të vështira të vendosura nga BE për procesin e integrimit, devijimi i vetëm për opinionin publik, dhe me qëllimin për të pastruar paratë e oligarkëve të tij, është legalizimi i kanabisit.

Në çdo iniciativë absurde dhe të jashtëligjshme që ai ka ndërmarrë, Rama përdor gjithmonë faktorin ndërkombëtar si mbështetje të tij, por kjo ka dëshmuar se është vetëm një mashtrim. Sapo Rama njoftoi publikisht se plani për legalizimin e kanabisit ishte konsultuar me zyrën e BE në Tiranë, kjo e fundit menjëherë reagoi duke sqaruar se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt ligjeve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri.

Kjo manovër politike, ashtu si shumë të tjera që ai ka luajtur gjatë qeverisjes së tij, është ilustrimi më i mirë se si udhëheqësit e papërgjegjshëm të shtetit mund të jenë një pengesë e vërtetë për të ardhmen e vendit.

Ambicia e një njeriu për pushtet mund t’i privojë një populli të tërë një të ardhme më të mirë.

Modeli Rama është një tragjedi e vërtetë për një komb të zellshëm dhe të vuajtur që meriton një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritshme.

Në një botë pas COVID-19, me një parashikim të vështirë ekonomik për Shqipërinë, qeveria Rama do të vazhdojë ta përkeqësojë ekonominë dhe qeverisjen e vendit dhe populli do të vuajë e do të rëndohet edhe më shumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...