Dje në mbrëmje kryeepidemiologu i Surrelit na dha një lajm i mirë në dukje ...
Të hënën, bariu padron, ka vendosur që të hapë derën e vathës për të gjithë, pa as më të voglën masë mbrojtëse për qytetarët.
Nga të hënën, sipas Epidemiologut të Surrelit nuk ka nevojë për ndonjë masë, sepse ndoshta magjistari Epedemiolog ka bllokuar coronavirusin dhe do të lërë në liri të plotë gregjen e tij.
Ky është i vetmi shtet që hap cdo gjë pa asnjë masë mbrojtëse.
Çdo shtet ku ka filluar implimentimi i fazës së dytë, pra me hapjen hap pas hapi, me këshillim edhe të OBSH, ku dy janë detyrimet minimale:
1. Testim i pergjithshëm i popullsisë, për përcaktimin sa më parë të shkallës së Imunitetit, të ashtuquajturit “imuniteti i tufës”(por një gjë të tillë kryespecialisti nuk e dëshiron sepse i nxjerr fiasko strategjin “Fanar i Botës”.
2. Maska të detyrueshme për të gjithë përsonat që do të jenë në ambiente të mbyllura të përbashkëta, TË SUVENSIONUARA NGA QEVERIA.
Në Shqipëri asnjëra nga këto nuk është parashikuar, sepse epidemiologu i Surrelit po vazhdon eksperimentin e Tij, i cili, gjithmon sipas Tij, në pjesën e parë i doli me sukses, sepse arriti të manipuloj cdo lloj të dhëne deri më tani, qoftë edhe numrin e të vdekurve.
Është i vetmi kryeministër në botë që jep urdhër të tjereve dhe i detyron që të firmosin çmendurit e Tij, duke rrezikuar që me një sjellje të tillë të papërgjegjëshme të kemi një rikthim shumë të rrezikshëm dhe të pakontrolluar të epidemisë ( në këtë rast ministresha e Shëndetësisë).
Është i vetmi kryeministër në Europë që kërkon të hap, të gjitha sportet profesionale në ekipe, pa asnjë lloj detyrimi për skuadrat, që të bëjnë tampone në mënyrë periodike për të mbajtur nën kontroll rishfaqjen e epidemisë në grup (kujtoj se cdo shtet i Bashkimi Europian në bashkëpunim me federatat respektive kanë rënë dakord që të fillojnë stervitjet nën një kontroll të rreptë sanitar).
Për të kaluar pa diskutime të mëdha këtë situate, Makiavelisti i Surrelit kalon në fushën e Tij, ku është mjeshtër manipulimesh, dhe hodhi dy tymuese,
1. Projektligji për legalizimin e hashashit. Ku për të ngritur sa më shumë mjegull involvoj edhe “profesionistët” ndërkombëtarë.
2. Teatrin Kombëtare, nëpërmjet Bashkisë së Tiranës , edhe kjo komplet e jashtë ligjshme.
Është i vetmi kryeministër në Botë që gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës civile bëri rolin e epidemiologut, komitetit teknik dhe udhëheqësit të komitetit shkencor. Mbajti fshehur gjithë kohës (sepse nuk kishte, siç doli edhe në pah) komitetin teknik. Ky ishte mjeku, ky ishte shpetimtari ky ishte sekseri i virusit, dhe ndermjetësonte me të, kur duhet të dilte ose jo për të “gjuajtur” popullsinë.
Ja ç’thotë ligji i emergjencave civile për Komitetin Teknik Këshillimor :
LIGJ Nr. 45/2019 PËR MBROJTJEN CIVILE
neni 25: “Komisioni teknik këshillimor.
1. Në ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen civile, nën drejtimin e AKMC-së, krijohet dhe funksionon komisioni teknik këshillimor, i cili këshillon për zvogëlimin e riskut ndaj fatkeqësive.
2. Komisioni teknik këshillimor kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe ka në përbërje përfaqësues të strukturave me përgjegjësi në fushën e mbrojtjes civile.
3. Detyrat, përbërja dhe funksionimi i këtij komisioni miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Pra në bazë të ligjit, kryetar i Komisioni Teknik Këshillimor duhet të ishte automatikisht z. Haki Çako dhe jo neurologia Mira Rakacolli.
Siç duket, si njeriu më i afërt i kryeepidemiologut, është dr. Rakacolli e cila si punë primare ka mbajtjen nën kontroll të oshilacioneve të tij (të lutem Mira ketë bëje mirë të paktën), ju var në qafë edhe ky post honorific, dhe z. Çako, si njohës i mirë i parcelave të kanabisit, ndoshta po merrej më shpërndarjen e kultivarve dhe me pregaditjen e projektligjit pëe kanapizimin e vendit.
Ose të flasim edhe për ligjin tjetër mbi të cilin u bazua qeverija për të shpallur gjëndjen e emrgjencës civile që është : LIGJ Nr. 15/2016
“PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”
neni 33 ku thotë:
Ministri përgjegjës për shëndetësinë, me qëllim marrjen e ekspertizës së duhur dhe këshillimin në vendimmarrje, miraton, me urdhër, ngritjen e organeve kolegjiale si më poshtë:
a) Komitetin Kombëtar të Imunizimit;
b) Komitetin e kontrollit të antibiotiko-rezistencës;
c) Komitetin e kontrollit të infeksioneve të lidhura me kujdesin shëndetësor;
ç) Komitetin e kontrollit të gripit;
d) Mekanizmin Kombëtar Koordinues për luftën ndaj HIV/AIDS dhe Tuberkulozit;
dh) Komitetin e certifikimit të eliminimit të poliomelitit;
e) Komitetin e certifikimit të eliminimit të fruthit dhe rubeolës;
ë) Komitetin për sëmundje të rrezikshme si ebola, SARS etj., sipas situatës epidemiologjike;
f) Komitetin e koordinimit të zbatimit të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit.
Ku ndodhet ky urdhër zonja ministre, apo edhe për këtë kishit urdhër që të mos nxirrnit urdhër?!
Jeni tallur me këtë popull dhe po vazhdoni me kryeneçësi ta bëni këtë...
Fatkeqësisht, Naltëgjatësia nuk ka lënë rast pa na treguar, në këto 22 vjet që është në pushtet, se për të nuk ekziston ligji, ligji është Ai dhe përdoret siç do Ai.
Fatkeqësisht dëmet që ke sjell në këtë shoqëri do të na shoqërojnë shumë gjatë z. Naltëgjatësi.
Po e mbyll me një thënjë të N.Machiavelli-t:
“Ka njerëz që dinë gjithçka, por fatkeqësisht ajo është çdo gjë që dinë"
Ph.D. Ilir Pecnikaj