Ku është ky Lleshaj pas kësaj ngjarjeje të rëndë me 15 vjecarin?

Saturday, 16 May 2020 19:17

Opinioni publik u trondit mbreme nga një videoskandal i publikuar në media ku shfaqeshin katër punonjës policie duke dhunuar brutalisht një adoleshent ne zonen e Liqenit Artificial, të cilin fillimisht e kane shtrirë përtokë dhe më pas e kane goditur pa meshire.
Pamjet e shtrirjes së tij përdhe, goditjes dhe marrjes zvarrë, të lënë pa frymë.
Çmund të ketë bërë vallë një 15 vjeçar, nga ata që ka pasion sportin dhe natyrën, për të merituar atë shpërthim primitiv dhune të një grupi burrash në uniformë që përfaqësojnë shtetin?
Dhuna barbare ndaj të miturit nga efektivët e Policisë së Shtetit, është denoncuar edhe nga politikane e personazhe publikë te shumte. Prezantuesja ikonë e Top Channel, Arbana Osmani, teksa ka shpërndarë një foto të dhunës, shkruan në një postim në Instastory ”Policia që nuk duam, turp!”.

Ka qene edhe Kreu i PD, Lulzim Basha i cili dënuar dhunën barbare të policisë në Tiranë ndaj 15-vjeçarit;"Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë! Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar",eshte shprehur Z.Basha
Edhe Presidenti i Republikes Ilir Meta e ka denuar mjaft ashper dhunen ndaj 15 vjecarit, "Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë.
Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit" eshte shprehur presidenti.
Po ku eshte ky Lleshaj pas kesaj ngjarjeje te rende?Asnjë komunikim deri tani ,edhe më e rëndë bëhet kjo, kur shihen fotot e 15 vjeçarit, në fytyrën dhe trupin e të cilit dallohen shenjat e rrahjes nga ajo bandë policore.
Kujtojmë se në daljen e parë publike pasi mori detyrën, përkatësisht në emisionin ‘Opinion’, Lleshaj tha:“Do më shihni te fytyrat e policëve. Shihni ata, ai jam unë! Nëqoftëse do t’i shihni policët me krimin dijeni që jam unë me krimin! Nëqoftëse i shihni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Nëqoftëse i shihni policët të pasjellshëm, diheni që po sillem unë! Pra ata do të jenë fytyra jonë”.
Eshte e vertete shohim krim, fytyra e tij eshte fytyra e krimit.Tashmë të gjithë shqiptarët e shohin fytyrën mizore te Ministrit Leshi që nga gazi lotsjellës tek qindra burra, gra e fëmijë të goditur prej tij.Kjo është fytyra kriminale e policisë, fytyrë e vete ministrit Lleshajt.

Modifikuar më Saturday, 16 May 2020 19:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...