Basha i bashkohet protestës/Thirrje qytetarëve të Tiranës: Të gjithë në rrugë sot ...

Diel, 17 May 2020 17:42

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Së bashku me krerët e tjerë të partive opozitare, Basha u shpreh se, është në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa paralajmëroi se, kiushdo që ushtron dhunë do të përgjigjet.

“Prania ime dhe e opozitës është detyrë. Ata që kryejnë dhunë barbare do marrin përgjigjen e merituar. As do harrohen e as do falen. Do vazhdojmë me protestë. Ata që kanë ushtruar dhunë do të japin llogari. Sinjal të qartë, sa herë që qytetarët preken, rrihen, PD dhe opozita do të jetë pranë tyre. Këtu ështzë bllokuar demokracia, liria, buka e gojës. Ky regjim nuk njeh ligj.

Non stop jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrit. Nuk ka rrezik më të madh se Ramavirusi", tha Basha.

Login to post comments