Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit gati 2 padi për në SPAK, kallëzohen ministra e drejtorë

Diel, 17 May 2020 19:52

Të tjera detaje mësohen në lidhje me aksionin që do të ndërmerret nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Gazetarja e News 24, Klodiana Lala bëri me dije se AMT ka gati dy padi.
Ajo shtoi se dy kallëzime do të dërgohen në SPAK për, ministrin e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli me arsyetimin se nuk është bërë inventari i sendeve dhe kostumeve brenda TK para se të shembej. Padia për ta do të jetë me akuzën “shpërdorim detyre”.
Lala theksoi se, kallëzimi i dytë do të dërgohet në SPAK për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe zyrtarë të tjerë të policisë, me arsyetimin se në kundërshtim me ligjin ata kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
Akuza tjetër është “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” vepër që sipas tyre është konsumuar kur është goditur teatri, pasi një pjesë e aktorëve ishin brenda godinës.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pretendon se në ato moment mund të ishte rrëzuar e gjithë godina dhe të shkaktonte edhe dëme njerëzore.

Modifikuar më Diel, 17 May 2020 19:55
Login to post comments