Fevziu:Ajo godinë duhej ruajtur si trashëgimi kulturore.Mund të kthehej në muze.

Diel, 17 May 2020 20:35

Në një lidhje Skype për Syri TV, gazetari dhe moderatori i "Opinion" Blendi Fevziu ka komentuar ngjarjet e ditës së sotme që kulmuan me prishjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas tij, ajo godinë nuk vlente më si teatër, por duhej ruajtur si pjesë e trashëgimisë
Fevziu shtroi problemin se, në Tiranë ka disa objekte që mund të zhduken pasi nuk kemi një listë të objekteve të trashëgimisë kulturore në kryeqytet.
"Nuk vlente më si godinë, por vlente si një pjesë e trashëgimisë kulturore. Mund të kthehej në muze. Që në 2018 u shpreha se nuk i takon aktorëve, por të gjithë shoqërisë.
Ajo që jam kundër është se, teatri i ri kushton 30 milionë euro, mbi atë që Shqipëria meriton të ketë. Kjo godinë mund të ndërtohej në një vend tjetër. Ekonomia, rriogsat mund të jenë më të prekshme për shqiptarët.

Kam qenë pro prishjes së Piramidës. Doli Rama, Shkreli e thanë është pjesë e trashëgimisë kulturore. Pse Teatri nuk është pjesë? Ne nuk kemi një listë sot. Kush garanton sot se shkojnë diku tjetër, në rrugën e Kavajës, te Kalaja?

Ka me dhjetëra objekte që zhduken. Ka disa objekte që priten të shemben dhe të ndërtohen pallate. Të përcaktohen zonat.

Këshilli Bashkiak duhej të bënte një debat të hapur, çfarë ishin argumentet pse duhet prishur e pse nuk duhet prishur", tha Fevziu.

Login to post comments