“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar/Pollo: Ata që e mbrojtën bënë me dinjitet detyrën qytetare

Diel, 17 May 2020 22:58

Ish-deputeti Genc Pollo tha se shembja e Teatrit Kombëtar është “akt banditesk i Ramës”.

Me një shënim në facebook, Pollo ka përshëndetur qëndresën e artistëve, aktivistëve e politikanëve opozitarë, ndërsa tha se ata “bënë me nder e dinjitet detyrën qytetare”.
Genc_Pollo

Postimi i plotë:

Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është akti banditesk i Edi Ramës, i gjithi i Edi Ramēs dhe vetëm i Edi Ramës. Po keshtu turpi e mallkimi.

Ata që mbrojtën Teatrin deri sot, aktivistë shoqërorë e poltikanë opozitarë bënë me nder e dinjitet detyrën qytetare. Për këtë meritojnë konsideratë e respekt.

Kështu do të ndahen gjerat sot e nesër!

Modifikuar më Hënë, 18 May 2020 08:03
Login to post comments