Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë! Kështu paralajmëron kreu i shtetit, Ilir Meta, teksa ka shpërndarë disa kujtime të artistit të mirënjohur, Robert Budina.
Për kreun e shtetit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe.
Kjo sipas Metës, sepse i ka “ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t’u zgjuar e bashkuar para se Tirania t’i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re”.
“Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?”, shkruan Presidenti.
POSTIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META:
Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë!
Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë.
Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.
Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t’u zgjuar e bashkuar para se Tirania t’i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re.
Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsisht pasi Teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët.
Të gjithe u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshme.
Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë.
Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë.
A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?
Ja disa kujtime të artistit të mirënjohur, z.Robert Budina: