Ne mes te pandemise, ne mes te mjergulles duke u gdhire e diela , Edi Rama dhe Erion Veliaj si dy mafioze te pabese dergojne forcat Renea te armatosur deri ne gju , te shembin Teatrin Kombetar , edhe me njerez brenda ne godine , mjafton te realizohej plani .
Per shembjen e teatrit pati reagime te forta nga gjithe shoqeria shqiptare por edhe nga faktori nderkombetar.
Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!" eshte shprehur Presidenti i Republikes Z.Ilir Meta.
Forumi " Europa Nostra" , diten e shembjes se Teatrit Kombetar e quan si nje dite të trishtuar për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe Europës, një ditë të trishtuar për demokracinë dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri.” Një Krim moral në Tiranë , shkruajne gazetat me prestigjoze ne Gjermani. Mediat Italiane e krahasojne Ramen me paraardhesit e tij , diktatoret te cilet shembnin kisha e xhami, ndersa Komisioni Europian u shpreh se po mendon te pezulloje hapjen e negociatave me Shqiperine dhe te nderprese ndihmat.
Aleanca per mbrojtjen e Teatrit, Opozita dhe e gjithe shoqeria shqiptare reaguan mjaft ashper , duke nisur protestat te cilat do te vazhdojne pa nderprerje , e duke u perballur me dhunen e pameshire te Policise, te cilet gjuanin mbi popullin si bisha te egra.
Ne protesten e dites se hene te organizuar Nga "AMT , moren pjese edhe grupimi i quajtur Tifozet e Tirones" ose "fanatiksat " sic njihen ndryshe, te cilet si gjithe qytetaret shqiptare jane prekur dhe sensibilizuar mjaft jo vetem per prishjen e Teatrit por edhe per instalimin e diktatures ne vend. Fanatiksat mbeshtestin ekipin kundershtar te vellait te Edi Rames, Olsi Rama dhe ndiqen sistematikisht , burgosen dhe dhunohen jo nga policia e shtetit por nga policia personale e Edi Rames.
Keshtu ndodhi edhe ne protesten paqesore te se henes , Policia nepermjet spiuneve te veshur civile I ka provokuar vazhdimisht me qellimin e vetem te nxitjes se trazirave dhe prishjen e imazhit te Protestes , heqjen Nga vemendja te qellimit te saj. Dhe kjo u provua me daljen ne media te Erjon Veliajt fill mbas ngjarjes duke u shprehur se : Ata jane budallenj e se kishin shkuar ne proteste te ziheshin me njeri tjetrin.
E kuptuat tani perse policia dhunoi dhe provokoi te henen tifozerine e Tiranes, te cilet ishin bashkuar kunder "morrave te kuq" sic i quajne ata ne gjuhen e tyre.
Keto metoda primitive nuk ju shkojne. Gjithe Europa, e gjithe bota e njohu fytyren tuaj te vertete dhe shqiptaret nuk do te ndalen deri ne largimin tuaj dhe clirimin njehere e mire te vendit nga mafia dhe diktatura.