Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në News 24 deklaroi se opozita i ka dorëzuar Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore 5 variante dhe propozime, ndërsa kërkon që ata të zgjedhin njërin prej tyre për ta përfunduar, e të mos krijojnë alibira sikur është opozita ajo që po e bllokon.
Në përgjigjen e saj, Kryemadhi përmendi edhe ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim por edhe të tjerë. Kryemadhi tha se para se të dalin në konkluzione ata duhet të dëgjojnë të gjithë aktorët politikë.
“Ambasadorja amerikane duhet t’i marrë informacione të sakta nga liderët e partive, opozita ia ka bërë të qarta dhe i kanë në tryezë propozimet tona që më 29 shkurt. Le të zgjedhin një nga 5 propozimet, në jemi të gatshëm që ta vazhdojmë…por jo pa qëllim zoti Rama shembi teatrin që të krijonte alibi se këta nuk duan reformën. Aty i ka propozimet le ta zgjedhë.
Këta ambasadorët i kemi dëgjuar shumë ne, kur i dëgjojmë shumë marrim më shumë rekomandime, si Romana, Lu Soreca dhe Yuri Kim. Ne kemi pas tre rekomandime, kemi shkuar në 15. Të na e bëjnë të qartë e duan apo nuk e duan Shqipërinë? Të jenë të kujdesshëm në deklaratat që bëjnë, nuk përfaqësojnë qeverinë e Edi Ramës, por qeverinë e vendeve të tyre. Nëse për ta s’ka rëndësi demokracia në Shqipëri, për të ka nevojë rinia shqëiptare. Nuk dua dhe nuk do lejoj jo Ramën dhe ambasadorët por askënd që të presin ëndrrat e të rinjve shqiptare në mes”,- tha Kryemadhi.
Ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit sot në 17:30, zonja Kryemadhi nuk e përjashtoi mundësinë e protestave të organizuara edhe nga opozita.
“Protestat tona s’kanë lidhje me këtë, por ne do i mbështesin sigurisht. Nga ana tjetër opozita do vazhdojë me përmbushjen e axhendës së saj por para detyrimeve që kemi si liderë politikë, kemi detyrium qytetar ndaj komunitetit të artistëve për të ndjekur hap pas hapi përpjekjen ndaj tyre.
Mos u cudisni se shumë shpejt do dëgjoni raste të tjera protestash. Do ngelin të gjithë pa rroga, edhe mjekët dhe infermierët që i ka mashtuar Rama, iu ka ardhur aty ku nuk mban më. Do i ndiqni hap pas hapi të gjitha grupet e interest do t’i kthehen Ramës. Kjo nuk është më cështje flamujsh por për të larguar një të cmendur që na shkatërroi identitetin, na lë pa histori na la jetim, na fshiu emrat e prindërve, gjyshërve, stërgjyshërve mos u cudisni që pas disa muajsh Skëndërbeun do na e nxjerrë serb, Naim Frashrin bullgar”,- shtoi ajo.