Te rinjtë e Partive Popullore Europiane dënojnë arrestimin e kryetarit të FRPD dhe artistëve

E mërkurë, 20 May 2020 13:38

YEPP (Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane, më i madhi në Europë) dënon ashpër arrestimin e Belind Këlliçit, kryetar i FRPD, dhe shumë aktivistëve dhe artistëve të tjerë, prej regjimit socialist në Shqipëri. Shembja e Teatrit pothuajse njëqind vjeçar, së bashku me brutalitetin e policisë gjatë kësaj pandemie globale, është një akt dhune që shkon përtej parimeve të lirisë dhe demokracisë.

Për më shumë se dy vjet, aktivistët kanë bërë qëndresë të vazhdueshme, në përpjekje për ta ndalur qeverinë të shkatërrojë një monument me vlera historike, si për Shqipërinë edhe për Europën.

 

Çështja e Teatrit Kombëtar duhej zgjidhur sipas metodës së propozuar nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, siç ishte edhe propozimi i Komisioneres së BE për Kulturën, Mariya Gabriel, e cila i bëri thirrje kryeministrit shqiptar për t’u ulur në bisedime me mbrojtësit e Teatrit dhe jo për të marrë vendim vetjak mbi shkatërrimin.

Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe, në emër të gjithë partnerëve tanë, dënojmë këtë politikë shtypëse.

Eurodeputetja e Parlamentit Europian, njëkohësisht Presidente e YEPP, Lidia Pereira, në një qëndrim publik të saj, u shpreh se arrestimi i Belind Këlliçit, së bashku me artistë, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, nga ana e regjimit socialist në Shqipëri, tejkalon principet e lirisë dhe demokracisë.

http://youthepp.eu/news/yepp-calls-for-the-immediate-release-of-belind-kellici/

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...