Nesër te SPAK, Budina njofton mbylljen e protestës dhe tregon si do veprohet në vijim

E mërkurë, 20 May 2020 19:38

Ka përfunduar protesta e sotme e artistëve për prishjen e Teatrit Kombëtar. Regjisori Robert Budina u kërkoi të gjithë protestuesve firmosjen e peticionit, ndërsa nesër në orën 11:00 do të jenë para Prokurorisë së Posaçme për të nxitur hetimet.

Po ashtu Budina bëri me dije se peticionin në ditët të vijim do e dërgojnë qytet më qytet. “Nesër në orën 11: 00 jeni të ftuar para SPAK ti nxisim të fillojnë hetimet.Nga dita e pasnesërme do dalin qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet.

Nëse nuk reagon prokuroria do bëjnë më dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë do ua bëjmë me dije”, u shpreh Budina.

 

Login to post comments