Ndërtesa e Teatrit Kombëtar me tallash? Plasari thumbon keq Ramën

E Enjte, 21 May 2020 08:14

 

Studiuesi i njohur Aurel Plasari thotë se nuk mund ta quash kurrë tallazh materialin me të cilin ishte ndërtuar Teatri Kombëtar.
Sipas tij, një material i tillë ka shkëlqyer në Evropë në atë periudhë.

Ai thekson në studion e “Opinion”, se edhe kryeministri Rama e di këtë por nxjerrin disa të rinj që e konsiderojnë materialin të tillë apo kazermë të ushtrisë italiane, kur në fakt sipas Plasarit nuk ka qenë kurrë e tillë.

Plasari: Një njeri që ka ardhur nga fusha e artit, që ka një minimum artisti, profesionisti, pedagogu, nuk mund të thotë se pupuliti, plepi me cimenton e veçantë ka shkëlqyer nëpër Evropë, nuk mund t’i thotë tallazh se nëse mbetën artist, nëse kësaj i thua tallazh po pikturën çfarë mund t’i thuash. Ata e dinë. Nxjerrin ca kalamaj. Del njëri që thotë se ka qenë gazermë i ushtrisë italiane. Kazermë nuk ka qenë kurrë. Krahu i djathtë i Ramës, krahu i majtë ose krahu i mesit.

Login to post comments