Aleanca për Teatrin nuk ndalet, protestë para SPAK: Hetoni tentativën e vrasjes së artistëve

E Enjte, 21 May 2020 11:17

Ashtu siç ishte parashikuar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin ka nisur sot protestën e saj para SPAK, ku kërkon vijimin e hetimit lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësues të Aleancës, por të mbështetur dhe nga qytetarë, qëndrojnë para godinës së SPAK, ndërsa i pari që ka marrë fjalën para protestuesve ka qenë Regjisori Edmond Budina.
Ky i fundit pohoi se SPAK duhet të hetojë tentativën për vrasje nga policia, pasi brenda teatrit gjatë kohës që po niste shembja, kishte artistë brenda. Regjisori Budina tha se ne do të vazhdojnë protestat deri sa të shohin një lëvizje nga prokuroria.

Login to post comments