Ambasadorja e SHBA: Shpresoj të mos ketë marrëveshje kulisash për të vrarë reformën në drejtësi

E Enjte, 21 May 2020 19:21

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri një postim online, duke theksuar se shpreson të mos ketë marrëveshje në Shqipëri kundër reformës në drejtësi.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” shkruan ajo.

 
 
 

Një deputet i mazhorancës u shpreh këto ditë për nevojën e ndryshimit të reformës në drejtësi.

 
 
 

Nga ana tjetër, një sondazh i publikuar edhe nga VOA, tregon se shumica e shqiptarëve nuk besojnë te reforma në drejtësi.

 
 

Sipas tyre, ajo ishte selektive dhe sa për sy e faqe.

Login to post comments