A u hoq teatri nga lista e vitit 2007 për trashëgiminë kulturore? Ja si përgjigjet Berisha

E Enjte, 21 May 2020 22:59

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar që në vitin 2007, godina e teatrit të jetë hequr nga qeveria e tij, nga një listë objektesh të konsideruara të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, nëse kishte dijeni mbi këtë fakt, Berisha tha se ky objekt nuk u hoq nga lista në vitin 2007.

 

Fevziu: Sipas Kryeministrit, teatri është hequr nga një listë në vitin 2007, kur ju keni qenë Kryeministër.

 
 
 

Berisha: Ai është vendim i Bujar Leskaj, thotë kompleksi i ndërtesave në rrugën Murat Toptani.

 
 

Fevziu: Zëri kadastrial i kompleksit ndërtimor përfshin pallatin e Leka Zogut dhe është nr. 2

Berisha: Absolutisht jo, sot ka dalë Apollon Baçe, drejtori që ka bërë listën . Një herë Pallati Mbretëror është në rrugën Toptani dhe jo Toptani 2. Ke dy rrugë. Rruga Toptani 2, është e teatrit,rruga Toptani është e Pllatit Mbretëor dhe kalasë. Ato janë të vlerësuara në këtë mënyrë.

Fevziu: Ju keni patur dijeni?

Berisha: Jo se s’ka ndodhur. Edhe sot merr Apollon Baçen, i cili tregoi çdo skicë dhe çdo gjë. Ka qenë kompleksi i ndërtesave, nuk është teatri. Janë katër ndërtesa. Dhe nuk e ka heq njeri.

Pastaj më fal një minutë, nëse është hequr e kanë futur këta dhe këta e hoqën prapë. Ajo ka qenë. Çfarë kanë bërë këta. Nuk e kanë quajtur kompleks, por e kanë quajtur teatër, por ajo është kompleks./Opinion.al

Login to post comments