Një prej anëtareve të Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dhënë dorëheqje më 17 maj, ditën kur u shemb ndërtesa e Teatrit Kombëtar.
Genta Mezini shkruan se dorëheqjen ia ka dërguar edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ajo thotë se dorëhiqet për arsye personale. “Arsyet e mia janë personale dhe s’kam ndërmend t’i bëj publike”, shkruan midis të tjerash.
Në një mesazh në Facebook po atë ditëm Mezini-Dedej shkruan se duhet të edukojmë brezin e ri me dashurinë për artin dhe kulturën.
“Ta fillojme me edukimin e nje brezi te ri ndryshe nga ne. Ti edukojme me dashurine per kulturen dhe artin, me respektin ndaj historise ne kuptimin e drejte te saj. Mjaft më me perbindsha!”- shkruante ajo më 17 maj në Facebook.
Ajo ka qenë herët në radhët e LSI-së, ndërsa në 2017-n u bashkua me grupin e PS në këshillin bashkiak.