Presidenti Trump me 100 mijë të vdekur hap xhamitë, kryeministri Rama me 31 vdekje mbyll xhamitë!

Saturday, 23 May 2020 11:08

Presidenti Trump me 100 mijë të vdekur hap xhamitë, kryeministri Rama me 31 vdekje mbyll xhamitë!
Nesër është Fiter Bajrami, festa e myslimanëve në mbarë Botën. Festë e madhe, ku njerëzit falen në xhami dhe festojnë. Por ka ndodhur diçka e pazakontë, ndërkohë që Tirana zyrtare thotë për tu mburrur se “jemi mirë dhe punuam shkëlqyer” , por nga ana tjetër festën më të bekuar të myslimanëve shqiptarë, kryeministri, ua prish me një urdhër të tij që nesër do jetë “një e dielë si javën e shkuar”, pra mbyllur brenda.

Policia dhe ushtria do patrullojnë edhe kundër festës së myslimanëve.

Një veprim nga nxitimi apo nga mosdija apo nga përversiteti fetar, kjo akoma nuk është e qartë derisa të ketë njoftim të dytë nga kryeministria në shenjë tërheqje nga vendimi i mbylljes për nesër.

Ndërkohë Presidenti amerikan Trump, që ka rreth 100 mijë të vdekur, bën thirrje që kishat, xhamitë dhe sinagogat të hapen në fundjavë.

Vendimi i kryeministrit Rama për kyçjen brenda të besimtarëve myslimanë shpreh frikë jo nga virusi, por nga feja e besimtarët!

Komuniteti Mysliman ka bërë kërkesë zyrtare që të lejohen aktivitetet fetare, natyrisht duke ruajtur distancat dhe rregullat, por Surreli hesht. Reagimi i KMSH vjen si vijon, sepse nuk mund të mbyllen brenda pa shkuar në xhamitë e tyre për festën e madhe të Fiter Bajramit

Njoftimi i plotë i Komiteti Mysliman Shqiptar:

Të nderuar kolegë përshëndetje!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020. Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...