Afati i ‘Zgjedhores’ drejt përfundimit, Bylykbashi: Deri tani nuk ka konsensus, prej 9 marsit s’kemi përgjigje nga mazhoranca për paketat

Saturday, 23 May 2020 17:58

I mandatuari nga PD për tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi 8 ditë nga përfundimi i afatit të përfundimit të Reformës Zgjedhore thotë se nuk ka konsesus opozitë- mazhorancë.

Bylykbashi hedh poshtë deklaratat e Gjiknurit se ka dakordësim për disa çështje. Ai thotë se nuk ka dakordësim për çështje kardinale, pra kryesore kurse opozita prej 9 marsit ka propozuar disa paketa dhe nuk ka asnjë përgjigje nga mazhoranca prej më shumë se 2 muajsh.

”Ne kërkuam që takimi të ishte në datën 25. çdo ditë e fituar është e fituar në Reformën Zgjedhore. është dakordësuar të fitojë më 25 maj. Opozita ka bërë propozime për çështjet kardinale të procesit zgjedhor që përputhen me rekomandimet e ODIHR.
Deri më 9 mars kishim propozuar një numër paketash. Nuk kemi përgjigje prej tyre, nuk janë përgjigje deklaratat. Përgjigjet japin garanci dhe për konsensus. Deri tani nuk ka konsensus.
Kompromisi është diçka reale, kur arrihet publikohet. Nuk mjafton që të krihesh para pasqyrës. Asnjë nga çështjet kardinale, krimi zgjedhor, si do mbrohet liria e zgjedhësve, sekreti i votës, kush do administrojë zgjedhjet, dhe në fund kush do gjykojë. Pra këto janë çështjet kardinale.
Për këto kemi bërë propozime. Pra nuk ka kompromis dhe kjo nuk fshihet. Sot kemi vëzhgues me të drejta në sistemin zgjedhor. Mazhoranca nuk mund t’ia marrë opozitës. Në vendet e tjera është arritur me mund që zgjedhjet mos vëzgohen nga qeveria në pushtet. Nuk heqim dorë nga garancia për vëzhguesit e tyre.”- tha Bylykbashi.

Modifikuar më Saturday, 23 May 2020 18:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...