Pas lajmit të trishtë se është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Niko Faber, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, Presidenti Meta thotë se kontributi i tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.
“Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar”, shkruan ndër të tjera Presidenti.
Reagimi i plotë:
Pas ndarjes nga jeta të
Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber.
Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.
Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.
Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.
I përjetshëm kujtimi i Tij!