Gazeta autoritare zvicerane, Neue Zuercher Zeitung, në një analizë, shkruan se në rajonin tonë po rikthehen protestat.
“Frustrimi për autoritarizmin në rritje dhe mungesën e perspektivës ka sjellë protesta,” shkruan gazeta.
Sipas saj, kriza e koronavirusit nuk i ka mbyllur llogoret, por i ka theksuar
“Në Shqipëri ka zemërim për prishjen e Teatrit Kombëtar,” vijon shkrimi, duke vazhduar të krahasojë kryeministrin Edi Rama me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
“Kriza e koronës nuk i mbushi këto hendeqe, përkundrazi: kundërshtarët e qeverisë shprehën dyshime të hershme se pushtetarë si presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të përdorin kërcënimin nga sëmundja për të zgjeruar fuqitë e tyre. Sidoqoftë, deri tani protestat nuk ishin të mundura për shkak të kufizimeve të rrepta. Tani megjithatë shprehjet publike të pakënaqësisë kanë nisur të rishfaqen gradualisht”.
“Në Tiranë, qindra njerëz protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj. Pati edhe përplasje me forcat e sigurisë. Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, një i besuar i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, urdhëroi prishjen në një aksion natën me mjegull”.
“Qeveria ka planifikuar të riprojektojë zonën prej dy vitesh. Përveç një teatri të ri, do ketë zyra dhe një qendër tregtare. Rezistenca për teatrin përfshin humbjen e historisë arkitekturore nga njëra anë dhe dyshime për favorizim nga ana tjetër. Mbi të gjitha, zhgënjimi vjen pasi vendimi jo-transparent u mor pa dëgjuar palën e kundërt. Dyshimet se qeveria po përdor gjendjen e jashtëzakonshme për të krijuar fakte në një çështje të sikletshme, janë të qarta”.