2,5 miliardë euro, gjoba e skizofrenit sadist të Surrelit për shqiptarët

Hënë, 25 May 2020 13:05

Nga Sali Berisha - 25/05/2020

Humbjet mujore të ekonomisë shqiptare nga mbyllja për shkak të koronavirusit, sipas specialistëve vendas dhe të huaj, janë minimalisht 1,25 miliardë euro. Kështu që gjatë këtyre tre muajve, ekonomia shqiptare ka humbur afërsisht rreth 3,7 miliardë euro.

Kjo humbje është edhe më e madhe po të shtojmë këtu efektet afatgjata nga humbjet e kontratave të prishura.

Unë jam i bindur se mbyllja në muajin mars me njohuritë e asaj kohe për pandeminë dhe virusin e saj ishte e domosdoshme.
Por vazhdimi i mbylljes në muajt prill dhe maj ishte kriminale dhe shkatërrimtare.

Pse kjo?

Kjo sepse që nga fundi i marsit doli e qartë se ecuria e pandemisë në 90% të vendeve të botës ishte ajo e një gripi të zakonshëm dhe dallonte si nata me ditën nga ecuria e saj në 10 përqind të vendeve të tjera si Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, SHBA etj.

Në këtë grup prej 90 përqind të vendeve me pandemi, sipas statistikës së Matësit Botëror të Coronavirus në 145 vende, doli e qarte se pandemia pati një vdekshmëri për 1 milion banorë më të ulët se sa Shqipëria, pra një vdekshmëri fare të zakonshme për një epidemi gripi joproblematike.

Kështu, vdekshmëria në këto vende ishte 40-80 herë më e ulët se sa në 10 përqind të vendeve të tjera të pandemisë.
Por cilat janë shkaqet e kësaj diference midis dy grupeve prej mesatarisht 60 herësh në vdekshmërinë për 1 milion banorë, kjo mbetet për t’u studiuar nga shkencëtarët.

Por për Shqipërinë, të vazhdosh mbylljen e ekonomisë edhe pas konsolidimit të kësaj diference, do të thotë të kryesh një krim të përmasave shkatërruese të një lufte, do të thotë të shkatërrosh me qëllim dhe me dorën tënde, ekonominë dhe vendin tënd.

Kjo mbyllje kriminale e skizoidit sadist është akti më shkatërrimtar ekonomik për Shqipërinë pas hiperkolektivizimit të Enver Hoxhës.

Kjo mbyllje përbën terrorin më të madh psikologjik, dhunimin më të rëndë të lirive dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve që nga vitet 1944-1954 të diktaturës hoxhiste.

Prandaj dhe një herë iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të hedhin në kosh të plehrave çdo udhëzim dhe përpjekje për ndalim dhe bllokim apo ndryrje të tyre dhe veprimtarive, bizneseve të tyre si kusht për të shpëtuar veten dhe vendin nga urrejtja patologjike shkatërrimtare e një skizofreni sadist, i cili, njëlloj siç i gëzohet zjarrit, manjaku zjarrvënës, i gëzohet shkatërrimit të ekonomisë dhe pasojave të këtij shkatërrimi mbi shqiptarët, i gëzohet dhimbjeve dhe vuajtjeve që u shkakton shqiptarëve

Modifikuar më Hënë, 25 May 2020 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...