Shembja e Teatrit/ Fatos Lubonja: Shembull kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri

Hënë, 25 May 2020 17:40

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion” në News24 e ka quajtur shembjen e Teatrit si shembullin e vrasjes së drejtësisë në Shqipëri.

Lubonja shprehet se opozita duhet ta kishte mbrojtur më mirë marrëveshjen pë Teatrin Kombëtar edhe pse nuk mund të nxirrte ushtrinë.

Sipas tij, opozita mund të përdorte edhe argumenta tek ndërkombëtarët për t’i bindur kundër Ramës dhe shembjes së Teatrit.

 

”Unë e them dhe e ripërsëris. Është njësoj, si një ekip mjekësh që e ke paguar për të shëruar një pacient, që është Shqipëria në këtë moment. T’i thuash ende kërkoni kurën ndërkohë pacientin e ka vrarë. Shembull më kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri është Teatri.

Opozita jonë për fat të keq është një opozitë që më së shumti prêt të shpëtojë Shqipëria nga të huajt që të marrë mbështetjen e amerikanëve. Kur të lodhen me këtë sheikun që të sjellin një tjetër. Sjell shembullin e Vietnamin e Jugut kur rrëzuan një autokrat vetëm kur dolën murgjit budistë edhe u dogjën në protesta. Atëhere thanë që na diskredituan, dhe vunë një tjetër. Një opozitë që pret që t’a çlirojë vendin SHBA duhet vendosur në pikëpyetje? Opozita duhet ta mbronte më mirë Teatrin. Nuk po them të organizontë ushtrinë. Rama po na çon në luftë civile. Por gjithsesi opozita duhet të ishte më e vendosur për të mbajtur fjalët e dhëna. Nëse është në interest të popullit shqiptar opozita duhet të dilte kundër ambasadës së SHBA, kur është gabim, me argumenta, për të treguar se çfarë po mbështesin.”- tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...