Ambasadori i BE Soreca vlerëson Bashën, Komisionieri për Zgjerim shpërndan mesazhin

Hënë, 25 May 2020 18:50

Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi zhvilloi një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Skenat e dhunës duhet të ishin evituar, u shpreh Varhelyi pas pyetjeve të drejtuara nga disa eurodeputetë.

Vetëm dy ditë pas këtij reagimi, Komisioneri për Zgjerimin i BE ripostoi në llogarine e tij ne Twitter mesazhin e ambasadorit Luigi Soreca, i cili vlerësonte rolin e kryetarit të PD në përfundimin e punës për reformën elektorale.

"Mirëpres vendimin e z. Lulzim Basha për rinisjen e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Kjo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që të arrihen kushtet  e vendosura gjatë marsit të shkuar nga Këshilli i BE", shkruhej në mesazhin e Soreca-s.

 
 
 

Image

 
 

Pas shembjes së Teatrit Kombetar opozita u largua nga tryeza për reformën zgjedhore. Vetëm dy ditë më parë u rivendos që tryeza të nisë punën për miratimin brenda afateve të reformës elektorale, ndërkohë që mbledhja më e afërt është parashikuar të zhvillohet gjatë dites së nesërme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...