Deklarata e fortë e Presidentit Meta: Euralius dhe OPDAT punojnë nën urdhrat e Ramës

Hënë, 25 May 2020 22:26

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë sonte në emisionin Opinion ku tha se Euralius dhe Opdat punojnë në urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

“Kush merrte kurajo për të bojkotuar presidentin e Republikës në vendin ku punon? Euralius dhe Opdat punojnë me urdhrat e Edi Ramës”

Për këtë Meta iu referuar një komunikimi me ish ambasadoren e BE Romana Vlahutin, met ë cilën ishte rënë dakort për një takim për të zgjidhur pa kontestime çështjen e anëtarëve të KED.

“Ta dinë gjithë shqiptarët meqë jemi pa Gjykatë Kushteutuese, ta marrin faturën ata që e kanë lënë Shqipërinë pa GJK e bëjnë sikur u qan zemra. Këtu ke një letër që i drejtohet Romana Vlahutin, e datës 3 nëntor 2017, shefes së Euralius, kjo thotë që presidenti është i shqetësuar që mos na ndodhë prapë me KED ajo që na ndodhi, që ngeli vendi pa KED, hajdeni të flasin, se s’mund ta hedhë shortin për anëtarët e KED Presidenti në një situatë me kontestime. Vlahutin erdhi me shefen e EURALIUS ramë dakort e ditën që do bëhej takimi, një ditë më parë shefja e Euralius i thotë këshilltarit tim nuk mund të vijmë. Pse? Se është porosi politike unë jam person teknik kaq”.

Modifikuar më Hënë, 25 May 2020 22:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...