Jo një, por dy periudha zgjedhore: Bylykbashi flet për tri vendimet që u ra dakord në Këshillin Politik

Tuesday, 26 May 2020 14:45

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore ka rënë dakord sot për tre çështjet që ishin hedhur në tryezë për diskutim: periudhën zgjedhore, financimin e partive dhe kuotën gjinore.
Interesante qe pika e parë, caktimi jo i një, por i dy periudhave zgjedhore, për t’i lënë Presidentit hapësirë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi  i PD-së, deklaroi se “sot diskutuam tre çështje. U arrit dakortësia që të jenë dy periudha zgjedhore: nga 15 prilli deri në 15 maj, periudha e parë dhe nga 15 tetori deri në 15 nëntor, periudha e dytë,  që do t’i mundësojnë Presidentit datën e zgjedhjeve pa kufizime. Po ashtu, këto dy periudha i japin mundësinë zgjedhësve që të marrrin pjesë pa kufizime, duke pasur parasysh se shumë zgjedhës largohen nga Shqiëriua në periudha sezonale apo kur i gjykojnë “të nxehta”.

Nga ana tjetër arritëm dakortësi në shumë elementë të financimit të partive politike, në lidhej me raportet, për një formulë mikse. 

Synimi ynë si opozitë ka qënë reduktimi në mënyrë drastike i financimeve private që të pastrohet politika dhe fushata nga interesa të paligjshme që penetrojnë në fushatë

Pati debat për çështje të ndryshme po jemi në përmbyllje të këtyre paketave,” deklaroi Bylykbashi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...