'Rama, skemaxhi i vogël'/ Dade: Qeveria dhe PS, një 'one man show'

Tuesday, 26 May 2020 22:56

E ftuar në "A-Show" në Syri TV, ish ministrja dhe ish deputetja e PS, Arta Dade foli edhe mbi atë çfarë po ndodh me Partinë Socialiste gjatë drejtimit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Dades, çdo gjë është kthyer në "One Man Show" ku për çdo gjë vendos Rama, si në qeveri ashtu edhe në parti.

 
 

"Pikë së pari, sot për sot, dhe pas Kongresit nuk ka ndodhur asgjë. Si në parti, si në qeveri vendimet i merr vetëm një njeri. Ka një sheklje të çdo norme dhe parimi demokratik, siç ndodhi edhe gjatë pandemisë. Vendimet i merr kryeministri. Po tha ai bëhen gjërat, po tha ai nuk bëhen. Është një 'one-man show'. Kur ndodh në qeveri, mendoni çfarë ndodh në parti. Çështjet e gruas i dominoi bashkëshortja e tij. Punë skemaxhinjsh të vegjël, me skema të dalë boje. Mendja funksionon me disa skema që nuk janë të përshtatshme dhe nuk janë të kohës duke harxhuar kohën dhe vetëm me këto gjëra merret kryeministri", tha Dade.

 
 
 

E pyetur për Taulant Ballën, sekretarin e përgjithshëm të PS, senatorja e së majtës u shpreh: "Nuk ka shpresë që ajo parti të bëhet. Është një dramë e madhe pasi ka qenë një parti e madhe që i ka dhënë vendit qeveri normale. Me njerëz që bashkoheshin në qeveri për ti shërbyer vendit. Pas skemave piramidale u ngritën 17 banka private, erdhën investimet. Me plus minuset e veta u ngrit një model qeverisës".

 
 

Sipas Dades, nëse vendosim në peshore arritjet dhe dështimet e qeverisë, peshorja anon nga dështimet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...