Ambasada nuk punon prej dy muajsh/ Berisha: Shqiptarët janë qytetarë të një vendi pa shtet

E mërkurë, 27 May 2020 17:03

Një shtetas shqiptar në Francë ka denoncuar mosfunksionimin e ambasadës shqiptare në Paris prej dy muajsh, duke i lënë emigrantët në mëshirë të fatit pa dokumenta. Denoncimi është  bërë public edhe nga ish-kryeministri Berisha,

I cili shkruan se shqiptarët janë kthyer nga narkoshtetit në qytetarë të një vendi pa shtet.

 

‘Shqiptarët, qytetarët më të braktisur të dheut!

Ata janë kthyer sot nga narkoshteti në qytetarë të një vendi pa shtet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Z Sali Berisha. Une qe po ju Shkruaj Jetoj prej afro 6 vitesh ne France me Dekumenta , Dhe Kam Nje Hall Të Madh Ambasada Shqiptare ne Paris Ka Të Pakten 2 Muaj qe nuk Funksionon, As Konsullata ne Lyon nuk Punon. dhe si Une ka me Mijra Shqiptare qe kan Të njejtin Problem si Unë. nuk kan ku Të marin nje Pergjigje.Shqiptarët në France jan len ne Meshire Të Fatit si jetimë nga Shteti Shqiptar,

Ky esht nje Skandal per Ambasaden Shqiptare qe Paguhet me Taksat tona Dhe nuk jep asnje Sherbim dhe asnje informacion. Ju Lutem Publikojeni se ndoshta do Na ndihmoni ti Vini ne Levizje. Sepse ka Shume Njerez Qe Duan Të Martohen Por Ju Duhet Çertifikate Nga Ambasada Shqiptare per Të Bere Të Vlefshme Martesën. Dhe Shume Nevoja Të Tjeta. Me Shume Rrespekt per Ju i Nderuar Dhe Shume i Rrespektuar. Anonim ju Lutem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...