A u thye “kështjella” e vetingut? Ish-prokurorja Antoneta Sevdari hedh dyshime të forta 

E mërkurë, 27 May 2020 19:47

Nga: Euronews Albania 

Pezullimi i anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci ka rindezur një debat për cilësinë e gjykimit të institucioneve të vetingut.

Euronews Albania bisedoi me ish-prokuroren, Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua në apeli i vetingut dhe kryesues i trupës ishte pikërisht gjyqtari i pezulluar, Luan Daci.

Sevdari tregon se, pas shkarkimit vendosi të hulumtonte biografitë e personave që e larguan nga sistemi i drejtësisë.

Ish-prokurorja, për të cilën në përgjithësi ka pasur një opinion pozitiv nga kolegët, thotë se u shokua nga rezultatet e kërkimeve të saj. “Ajo që konstatova, për mua ishte shokuese.

Shumë anëtarë të komisionit të vlerësimit nuk plotësonin kriteret ligjore. Ky është një fakt i mjaftueshëm për të nxjerr një konkluzion për këtë pseudo veting që po kryhet”, u shpreh znj, Sevdari.

“Këtë gjë e thotë dhe Avokati i Popullit, ku ka përcjell listën e kandidatëve që plotësonin kriteret ligjoire. Vetëm 9 nga 27 persona që ka miratuar Kuvendi në qershor 2017, i plotësojnë kriteret ligjore", thotë ish-prokurorja.

Ish-anëtarja e këshillit të lartë të prokurorisë rendit faktet që thotë se ka mbledhur për Luan Dacin.

“Z. Daci është një person që është formuar si jurist vetëm në 6 muaj, në Plepa.

Gjatë karrierës ë tij si gjyqtar ka dënuar disa shtetas shqiptarë me vdekje, në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë kishte ratifikuar Konventën e të Drejtave të Njeriut, e cila ndalonte aplikimin e dënimit me vdekje.

Është shkarkuar në vitin 1997 për shkelje të ligjit dhe për paaftësi në detyrë dhe motivacion më të rëndë se kaq nuk ka”, shprehet ajo.

“Më 14 shtator 1998, ka marrë pjesë në kryengritjen e armatosur, duke goditur institucionet shqiptare.

Pretendon që ka ushtruar profesionin e avokatit që prej vitit 2000, por është regjistruar në organet tatimore vetëm në vitin 2007 dhe që prej asaj dite as ka deklaruar dhe as ka paguar tatime.

Ka paraqitur një CV për të konkurruar si anëtar në këtë institucion kaq të rëndësishëm si KPL dhe Gjykatë Kushtetuese duke paraqitur një CV, që në fakt nuk është një CV por një letër bakalli, në të cilën dukshëm pasqyrohen të dhënë të pavërteta”, shton znj. Sevdari.

Edhe Ardian Hajdari, anëtar i KPA i cili e ka gjykuar nuk duhet të jetë aty thotë Sevdari, pasi nuk plotëson kriteret.

Sipas saj ai ka mesatare 6,4 ku ligji e thotë qartë që duhet ta ketë mbi 8. Kjo është edhe lista e notave, që Euronews Albania e ka siguruar , për të cilën Hajdari nuk ka reaguar edhe pse ajo është bërë publike.

Ajo hedh idenë që vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve ta bëjë Këshilli i lartë gjyqësor dhe ai i prokurorisë pasi kanë institucione me profesionale. “Në veteing është parashikuar që vetingun në një moment duhet ta bëjë KLP dhe KLGJ dhe ndoshta ka ardhur ky moment pasi janë persona më profesionistë”, u shpreh znj. Sevdari.

Shkarkimi i Antoneta Sevdari erdhi si pasojë e asaj që KPA e quajti mos justifikim i pasurisë. Sipas vendimit bashkëshorti i Sevdarit nuk kishte paguar tatim fitimin për të ardhurat e tij në kohën kur ka qenë emigrant në Greqi dhe Arabinë Saudite. Këtë mangësi në deklarimin e tatimeve KPA e vlerësoi se cenim të besimit të publikut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...