Dalja e fundit e Ramës për COVID, ish-deputeti Bardh Spahia i rendit pyetjet: Sa shqiptarë mbetën pa punë?

E Enjte, 28 May 2020 07:58

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, reagon pas daljes së fundit të kryeministrit Edi Rama për koronavirusin, duke thënë se ai del enkas për të qarë hallin e vet.

Sipas ish-deputetit, kryeministri duhet të thotë se çfarë bëri për shqiptarët, pasi i mbylli për më shumë se 10 javë.
Mesazhi i ish-deputetit:

KUR EDI RAMA DEL ENKAS PER TE QARE VEC HALLIN E VET!

Mbi 10 javë izolim dhe në atë që e quan daljen e fundit publike, në vend të një bilanci, del e vetëmburret dhe qurravitet se nuk e paskan kuptuar se sa shumë paska bërë për shqiptarët në kohën e Covid-it! Pra pas mbi 10 javësh, shqiptarët duhet të dëgjojnë “hallin” e kryeministrit se si e paskan kritikuar e sharë. Problemi i këtij vendi qenka gjendja emocionale e kryeministrit! Se cfarë bëri për shqiptarët, për të mos merituar kritikat, denoncimet apo edhe mallkimet, këtë nuk e thotë! Minimumi pasi i izoloi për mbi 10 javë duhet të bëjë transparencë:

 

– Sa ishte fondi që u përdor në këto 10 javë për të përballuar epideminë?
– Cfarë shkoi mirë e cfarë keq në drejtim të mbrojtjes së personelit shëndetësor, që ishte në vijën e parë të përballjes me virusin?
– Sa ishte fondi (përfshi pajisjet mjekësore)i dhuruar nga institucione ndërkombëtare?
– Cfarë u ble konkretisht për nevoja të përballimit të epidemisë e me cfarë cmimi?
– Si rezultoi kostoja e heqjes së shërbimit të mjekëve të familjes dhe e specialistëve në javët e izolimit total?
– Sa qytetarë humbën vendet e punës e a ka një projeksion se sa do e humbin në javët në vazhdim?
– Cila është strategjia e qeverisë për të rikuperuar këto vende pune?
– Sa është numri i bizneseve, në fshat e qytet që patën rrënim të aktivitetit për shkak të ndërprerjes së tij?
– Sa është numri i bizneseve që do ndihmohen konkretisht?

– Ku është paketa e tretë e ndihmës, që vendet e tjera e kanë dhënë prej ditësh?
– Sa është projeksioni i qeverisë për rënien ekonomike dhe a ka një strategji për ta tejkaluar në planin afatmesëm apo afatgjatë?
– Pra, cfarë bilanci tjetër ka përvec tenderave sekretë me cmime stratosferike për të cilët refuzon të bëjë transparencë edhe pse ka përdorur taksat e shqiptarëve?
– Cfarë bilanci tjetër ka përvec shkatërrimit natën të teatrit kombëtar, fiks sic Enver Hoxha shkatërroi me dinamit po natën godinën e bashkisë së Tiranës, aty ku sot ndodhet muzeu kombëtar?
Asnjë përgjigje për këto, se janë hallet e shqiptarëve, por jo të Edi Ramës. Por ka të drejtë që ndihet si viktimë. Ua dha shembullin konkret në ditët më të vështira shqiptarëve se nuk u bëhet vonë për ta. Dhe nuk kanë për ta harruar! Kjo është pak por e sigurtë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...