Nuk ka marrëveshje, Bylykbashi: Mazhoranca nuk e do votën biometrike

E Enjte, 28 May 2020 21:21

Ka zgjatur për 4 orë mbledhja e Këshilit Politik për Reformën Zgjedhore.

Duke folur para gazetarëve, Oerd Bylykbashi është shprehur se është diskutuar një nga çështjet më të rëndësishme: votimi elektronik.

 
 

Bylykbashi u shpreh: “U diskutua një nga çështjet më të rëndësishme. Debati u bë për votimin elektorinik. Për fat të keq për ne sot është i qartë qëndrimi i mazhorancës për të mos futur votimin biometrik. Mazhoranca nuk e ka pranuar këtë. PS e bëri të qartë që nuk ishte e gatshme të pranonte këtë. Pa u arritur një kompromis mbi këtë çështje, është e vështirë të arrihet një rezultat për çështje të tjera. Diskutimet e tjera për teknikalitete kanë pak rëndësi.”

 
 
 

Përfaqësuesi i PD tha se mazhorancës i është lënë afat deri nesër në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit elektronik.

 
 

"Mazhoranca nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë, që kur të numërohet  të numërohen votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara. Pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin. Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11:00, mazhoranca të vijë me një propozim ku të jetë e qartë: Identifikimi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një projekt pilot për votimin eleketronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ, por një detyrim për të dhe qeverinë. Qeveria të vendosë paratë në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet".

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...