'Opozita në unison'/ Kryemadhi: Unë dhe Basha s'kemi ndonjë shpresë të madhe nga reforma zgjedhore

E Enjte, 28 May 2020 21:56

E ftuar në "Çim Peka LIVE" përballë një paneli analistësh, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur se, vendimet e opozitës janë në unison.

Sipas saj, ajo dhe kreu i PD nuk kanë ndonjë pritshmëri të madhe nga reforma zgjedhore.

 

"Unë dhe zoti Basha nuk kemi ndonjë shpresë të madhe se reforma zgjedhore do të sjellë atë që presin shqiptarët. Prej katër orësh është diskutuar për identifdikimin biometrik, nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, rolin e policisë në procesin zgjedhor. Edhe me partnerët ndërkombëtarët, edhe në biseda informale, identifikimi biometrik është i domosdoshëm. Rasti i Krujës ku 600 emigrantë kanë votuar në 2017-ën dhe dosja u mbyll. Ai luante 'e kuqe e zezë' në Las Vegas dhe votoi. 

 
 
 

Pastaj vijmë në rolin e policisë, akoma pa u tharë lotët dhe pa ikur shenjat e dhunës te teatri, unë shpresoj që reagimi të vijë nga ata që besojnë vetë te Edi Rama, unë nuk kam besuar dhe nuk kam pse besoj,. Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme, që në nëntor me këshillin politik. Nesër në mëngjes do të paraqiten edhe kërkesat e partive të koalicionit opozitar", tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...