Zbardhet propozimi i opozitës/Gjykata Kushtetuese rol kryesor për ankimimet! Të shkrihet Kolegji Zgjedhor

Diel, 31 May 2020 23:24

 

Opozita jashtëparlamentare në tryezën e Këshillit Politik ka paraqitur një tjetër propozim, ku kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të jetë organi gjyqësor kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore.

Në propozimin që siguron Syri.net, opozita kërkon shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor me argumentin se ky organ nuk ndihmon, por përkundrazi shton kohën e ankimimeve
"Në vijim të debatit për Kolegjin zgjedhor dhe diskutimit mbi propozimet e ndryshme, duke qene se asnjë zgjidhje nuk gëzon konsensusin e nevojshëm, Opozita propozon që organi gjyqësor kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do te gjykonte ankimet me një panel prej tre gjyqtarësh. (...)Kjo nuk do të thotë, që si instance e parë, të mund të ndërfutet edhe ndonjë nivel paraprak gjyqësor (psh Kolegji Zgjedhor) porse kjo nuk sjell vlere te shtuar, përvecse shton kohen e ankimimeve. Në kushtet kur KQZ (ashtu sic do te formatohet) shndërrohet në një organ “quasi-gjyqesor” ndërfutja e kolegjit zgjedhor (apo gjykata e apelit administrativ) në të ardhmen nuk i shërben thjeshtimit dhe shpejtësisë edhe pse nuk është e ndaluar te behet", thuhet ndër të tjera në propozimin e Opozitës.

Propozim i Opozites per gjykaten kompetente zgjedhore

 

Ceshtja e gjykatave qe shqyrtojne ankimet zgjedhore perben nje shqetesim prioritar ne raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR te viti 2019 dhe object debate themelor ne Keshillin Politik. Raporti konstaton se “Ndonëse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë objekt procedimesh disiplinore përgjatë gjithë mandatit të funksionimit të Kolegjit, ata janë objekt i “procesit të vetting-ut” që është në vazhdim e sipër, i cili mund të ndikojë në sigurinë e vazhdimësisë së tyre si gjyqtarë dhe, rrjedhimisht, mund të ndikojë në pavarësinë e tyre.” (shih edhe fusnoten 86), Gjithashtu raporti nenvizon se “Kushtetuta i jep juridiksion Gjykatës Kushtetuese për shkeljet e të drejtave dhe lirive kushtetuese, por në praktikë, ky juridiksion nuk ushtrohet sa i përket të drejtave zgjedhore” (fusnota 87).

Bazuar ne sa me siper, raporti rekomandon qe “Të gjitha gjykatat që kanë kompetencë në fushën e zgjedhjeve duhet të jenë plotësisht funksionale gjatë periudhave zgjedhore. Duhet të garantohen pavarësia dhe paanshmëria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e gjyqësorit.” (rekomandimi prioritar nr. 5).

Ne vijim te debatit per Kolegjin zgjedhor dhe diskutimit mbi propozimet e ndryshme, duke qene se asnje zgjidhje nuk gezon konsensusin e nevojshem, Opozita propozon qe organi gjyqesor kompetent per shqyrtimin e ankesave zgjedhore te jete Gjykata Kushtetuese, e cila do te gjykonte ankimet me nje panel prej tre gjyqtaresh. Propozimi I jep pergjigje disa pikpyetjeve fillestare te ngritura ne Keshillin Politik, si me poshte:

1- Eshte Gjykata Kushtetuese kolegj zgjedhor dhe ne kete kontekst gjykon me nje kolegj me 3 gjyqtare?

2- Apo eshte Kolegji Zgjedhor qe perbehet nga 3 gjyqtare te gjykates kushtetuese?

Ne rastin e pare ekspertet do shihnin nqse Kushtetuta ja lejonte GjykatesKushtetuese ta kryente kete funksion. Ne rastin 2 do shifnin nqse gjyqtaret kushtetues mund ta luanin kete rol.

Ceshtja tjeter eshte nqse kete e shohim si zgjidhje te perhershme apo te perkohshme derisa te kalojne vettingun gjyqtaret e gjykates se apelit administrativ?

Gjithashtu a mund te shqyrtoje te gjithe problematiken para dhe paszgjedhore

*******

CESHTJA 1

PERSE ESHTE GJK KOMPETENTE?

Baza Kushtetuese

Neni 131 pika 1 shkronja”e”

Gjykata Kushtetuesevendos për:

e)çështjetqëlidhen mezgjedhshmërinëdhepapajtueshmëritënëushtrimin e funksionevetëPresidentittëRepublikës,tëdeputetëve,të funksionarëvetë organevetëparashikuaranëKushtetutë,sidhemeverifikiminezgjedhjessë tyre.

Pikat kryesore te arsyetimit se perse Gjykata Kushtetuese eshte zgjidhja optimale dhe e vetmja

Neni 131 pika 1 shkronja”e” i jep komptetence Gjykates Kushtetuese lidhur me 3 ceshtje te dallueshme kushtetuese:

Zgjedhshmeria
Papajtueshmeria
Verifikimi i zgjedhjes

Pazgjedhshmeria, (inelegibility) eshte ceshtje kushtetuese qe displinohet nga nje seri nenesh ne Kushtetute, ku me i rendesishem eshte ai qe ben fjale per deputetet (neni 69). Te tilla dispozita ka disa per funksionare te ndryshem.

Papajtueshmeria (incompatibility) eshte tjeter nocion kushtetues qe disiplinohet edhe ky nga nje sere dispozitash kushtetuese. Me relevanti eshte neni 70 i Kushtetutes.

Verifikimi i zgjedhjes, eshte nje ceshtje e qartesisht e dallueshme nga dy te parat. Ka te beje pikerisht me proceset zgjedhore te ketyre funksionareve. Duhet patur parasysh se verisoni fillestar i Kushtetutes (1998) perfshinte vetem 2 kategori funksionaresh: President; Deputet. Ishte e qarte qe GJK ishte kompetente per procesin zgjedhor te deputeteve porse kishte dyshime per kompetencen mbi procesin zgjedhor te qeverisjes vendore.

Me ndryshimet e bera ne kuader te dekriminalizimit, u shtua fraza “të funksionarëvetë organevetëparashikuaranëKushtetutë”. Kjo shtese, tashme i perfshin edhe “qeveriateret vendore” kryebashkiake dhe keshilltare bashkiake.

Per me shume se kaq, shtesa e mesiperme, ka zgjeruar kompetencen e Gjykates Kushtetuese per te qene ajo kompetente lidhur edhe me “proceset zgjedhore” te funksionareve te tjere kushtetues (procesi i zgjedhjes se Aokatit te Popullit nga Kuvendi; procesi zgjedhor i KLGJ, KLP, ILD, Prokurorit te Pergjithshem, e me radhe).

Pra nuk ka asnje dyshim lidhur me kompetencen e Gykates Kushtetuese mbi “ceshtjet qe lidhen…me verifikimin e zgjedhjes se tyre”

Kujdes! Ligji per Gjykaten Kushtetuese nuk parashikon procedura rreth ketyre ceshtjeve. Parashikon procedura per pazgjedhshmerine dhe per papajtueshmerine (neni 64-67) VETEM per Presidentin dhe deputetet. Kjo mungese e ka nje shpjegim. Ligji per Gjykaten Kushtetuese qe daton ne 2001 nuk i ka parashikuar sepse atehere eshte konsideruar se procedurat e detajuara mbi “verifikimin e zgjedhjes” se deputeteve do te duhej te trajtohej ne Kodin Zgjedhor te kohes. Pas 2003 kur u vendos Kolegji Zgjedhor (nje zgjidhje sui generis kjo) nuk doli nevoja qe te elaborohej ne ligjin e Gjykates Kushtetuese kompetenca e nenit 131/1/e. deri me sot ka ngelur e pa zhvilluar me tej. Nisur dhe nga tradita (e pakte e deri vitit 2001) zgjidhja qe keto procedura te elaborohen ne Kodin Zgjedhor duket te jete e mundeshme. Por tashme me e pasuruar dhe me solide sepse jane shtuar ne Kushtetute edhe “verifikimi i zgjedhjes se qeveritareve vendore” perderisa keta te fundit perfshihen ne “funksionare te parashikuar nga Kushtetuta”

(per funksionaret e tjere si, Avokati i Popullit, anetare te KLGJ, KLP, ILD etj, procedurat perkate te “verifikimit te zgjedhjes” jane parashikuar ne ligjet respektive)

CESHTJA 2

1-Eshte Gjykata Kushtetuese qe eshte kolegj zgjedhor dhe ne kete kontekst gjykon me nje kolegj me 3 gjyqtare?

2- Apo eshte Kolegji Zgjedhor qe perbehet nga 3 gjyqtare te gjykates kushtetuese?

Gjykata kushtetuese eshte ne formacion te plote “Kolegj Zgjedhor”!

Per shkak te analizes se pikes 1, Gjykata Kushtetuese eshte organi i cili shqyrton edhe ne themel ceshtjen e proceseve zgjedhore. Shprehja “verifikimi i zgjedhjes se tyre” imponon qe Gjykata Kushtetuesete realizoje nje proces “themeli” ne kete aspekt.

Gjykata Kushtetuese ne kete rast duhet te funksionoje ne formacion te plote (pra me rregullin qe kuorumi minimal te jete 6 anetaresh dhe vendimet ti marre me 5 anetare). Ky kompozim eshte i detyrueshem per shkak se neni 133 parashikon:

Neni 133

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 77/2016 datë 22.7.2016)

1. Pranimiiankesavepërgjykimvendosetnganjënumërgjyqtarësh,siç përcaktohet melig

2.GjykataKushtetuesemerrvendimpërfundimtarmeshumicënetëgjithëanëtarëvetë saj, me përjashtim tërastevekur parashikohet ndryshenëligj.

Ligji per Gjykaten Kushtetuese, ka detajuar kete dispozite duke parashikuar se “pranueshmeria” e kerkesave shqyrtohet nga nje Kolegj i Gjykates Kushtetuese prej 3 anetaresh, kurse vendimet perfundimtare merren sipas rregullit: kuorum se paku 6 dhe vendim se paku 5.

Varianti tjeter, pra qe Kolegji Zgjedhor te konsiderohet nje entitet tjeter, i ndryshem nga vete Gjykata Kushtetuese, por i perbere nga anetare individuale te Gjykates Kushtetuese, nuk qendron.

Se pari, nuk sjell asnje ndryshim ne thelb por eshte thjesht tautologji.

Se dyti eshte e pamundur te krijohet nje “entitet virtual” me emrin “Kolegj Zgjedhor” i ndryshem nga Gjykata Kushtetuese, por i perbere me anetare te Gjykates Kushtetuese. Kushtetuta parashikon se anetaret e Gjykates Kushtetuese nuk mund te kryejne asnje veprimtari tjeter vec asaj te “anetarit te Gjykates Kushtetuese”. Vetem per kete veprimtari ata i nenshtrohen rregullave te pavaresise dhe llogaridhenies. Cdo lloj veprimtarie tjeter, qe mund t’iu imponohet qofte edhe me ligj te Kuvendit (nderkohe ata kane edhe te drejten ta refuzojne nje ligj te tille jashte kuadrit te nenit 131) i con ata ne nje situate juridike sipas se ciles kthehen ne te “papergjegjshem juridikisht”. Pra nuk do te mbanin kurrefare pergjegjesie apo llogaridhenie, nese “inventohet” nje entitet tjeter, me procedura te tjera (ad hoc) nen formen e Kolegjit Zgjedhor, i ndryshem nga regjimi juridik klasik i Gjykates Kushtetuese.

Neni 133/2 parashikon se “GjykataKushtetuesemerrvendimpërfundimtarmeshumicënetëgjithëanëtarëvetë saj, me përjashtim tërastevekur parashikohet ndryshenëligj.”Ky togfjalesh eshte shtuar me ndryshimet ne vitit 2016. Ne pamje te pare duket sikur lejohet edhe nje mundesi tjeter rreth “kuorumit dhe shumices”. Paragrafi i pare i nenit 133 parashikon se “Pranimiiankesavepërgjykimvendosetnganjënumërgjyqtarësh,siç përcaktohet meligj”. kjo do te thote se per pranimin duhet te jene “gjyqtare” pra ne shumes. Nuk lejohet pra qe pranimi te behet nga 1 gjyqtar i vetem. Ne keto kushte, pranimi mund te behet me numrin me minimal te gjyqtareve. Si rregull ky numer eshte 3 (sepse 2 nuk mund te vendosen per shkak te logjikes se arritjes se nje shumice).

Pra me ligj mund te parashikohet edhe rregulli i kuorumit dhe shumices (lidhur me perjashtimin qe parashikon neni 133/2, ka nje rast kur aplikohet nje rregull tjeter mbi “kuorumin dhe shumicen”. Behet fjale per marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtareve teGjykates Kushtetuese. Ne ligjin e Gjykates Kushtetuese, percaktohet se ne finale vendimin per masen disiplinore e merr nje panel prej 3 gjyqtaresh teGjykates Kushtetuee).

CESHTJA 3

Ceshtja tjeter eshte nqse kete e shohim si zgjidhje te perhershme apo te perkohshme derisa te kalojne vettingun gjyqtaret e gjykates se apelit administrativ?

Me parashikimin kushtetues te nenit 131/1/e, duket se zgjidhja qe GjykataKushtetuese te shqyrtoje ceshtjet e “verifikimit te zgjedhjeve” eshte permanente. Terminologjia e perdorur si dhe tradita e dikurshme e pohon kete gje.

Pervec ketyre argumentave, eshte shtuar edhe nje i fundit. Me ndryshimet e nenit 131/1/f eshte nderfutur edhe instrumenti i “constitutional full individual complaint”. Kjo do te thote qe profili i Gjykates Kushtetuese ne versionin e ri, eshte nje gjykate e cila mbron drejtperdrejt edhe te drejtat kushtetuese te individeve. Pra eshte shnderruar nga nje “gjykate qe i sherbente sistemit kushtetues” ne nje “gjykate qe i sherben individit”. Pra GjykataKushtetuese tashme eshte profilizuar si gjykate qe shqyrton drejperdrejt kerkesa individuale. Kerkesa me te cilat mund te kundershtohet cdo akt i pushtetit publik (ligj, akt qeveritar, akt i administrates, vendime gjyqsore etc), pra eshte shnderruar gjithnje e me shume ne gjykate “fakti”. Ky profil i ri perforcon tashme edhe kompetencen qe Gjykata Kushtetuese te shqyrtoje ajo (dhe askush tjeter) mosmarreveshjet elektorale. Kjo nuk do te thote, qe si instance e pare, te mund te nderfutet edhe ndonje nivel paraprak gjyqesor (psh Kolegji Zgjedhor) porse kjo nuk sjell vlere te shtuar, pervecse shton kohen e ankimimeve. Ne kushtet kur KQZ (ashtu sic do te formatohet) shnderrohet ne nje organ “quasi-gjyqesor” nderfutja e kolegjit zgjedhor (apo gjykata e apelit administrativ) ne te ardhmen nuk i sherben thjeshtimit dhe shpejtesise edhe pse nuk eshte e ndaluar te behet.

Ne keto kushte ben sens qe gjithe debatet e deritanishme te Kolegjit Zgjedhor, te zhvendosen te kompozimi, organizimi, funksionimi, garancite qe duhet te ofroje KAS brenda KQZ.

CESHTJA 4

Gjithashtu a mund te shqyrtoje te gjithe problematiken para dhe paszgjedhore

Gjithcka qe ka lidhje te drejtperdrejte apo te terthorte me ceshtjet elektorale perthithen nga Gjykata Kushtetuese. Kjo per disa arsye:

Ne thelb Gjykata Kushtetuese me kompetencen e nenit 131/1/f shqyrton nje te drejte kushtetuese te individit – e drejta per te votuar dhe e drejta per t’u votuar (neni 45 i Kushtetutes). Persa kohe qe procesi zgjedhor, synon ne finale, konkretizimin e kesajte drejte kushtetuese, cdo ceshtje, para apo paszgjedhore perthithet prej Gjykates Kushtetuese.
Nje arsye tjeter eshte se Gjykata Kushtetuese ka kompetence shqyrtimi edhe mbi referendumet dhe rezultatet e tyre. Pra ceshtje qe jane jashte periudhave elektorale. Ky eshte nje argument tjeter se perse Gjykata Kushtetuese, kur behet fjale per te drejten e publikut per tu shprehur drejtperdrejt eshte kompetente.
Neni 131 parashikon edhe se Gjykata Kushtetuese vendos per “kushtetutshmërinëepartivedhetëorganizatavetëtjerapolitike,sidhetë veprimtarisësë tyre,sipas nenit9tëkësajKushtetute”. pra ceshtje te nenit 9 te Kushtetutes (veprimtaria, organizimi, pubikimi i financave). Pra jashte periudhave zgjedhore trajtohen ceshtjete tilla. Por edhe ceshtje “parazgjedhore” ne njefare menyre kane lidhje me “veprimtarine” partiake, ndaj nuk duket se ka problem per Gjykaten Kushtetuese qe te trajtoje edhe ceshtjet “parazgjedhore”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...