Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka shpërndarë një video sensibilizuese ku kërkon nga të rinjtë mos qëndrojnë indiferentë përballë të ardhmes dhe ndryshimit.
Kërpaçi thotë se të rinjtë duhet të kthejnë vështirësitë në forcë për të realizuar ëndrrat në Shqipëri.
STATUSI NGA FLOIDA KËRPAÇI
E ardhmja është në duart tona dhe në këto kohë betejash midis të vjetrës dhe ndryshimit që duam të arrijmë, asnjë i ri nuk duhet të jetë indiferent! Ndryshimi vjen nga NE! Duhet t’i kthejmë vështirësitë në forcë për të realizuar ëndrrat tona duke qëndruar në Shqipëri! 🇦🇱🏡